Një stilist ka krijuar një hijab për LGBT në mbështetje të martesave brenda së njëjtës gjini
Marka myslimane e modës MOGA ka linçuar shaminë myslimane LGBT në shenjë solidariteti më të drejtën e martesës, një temë aktuale, e shumë debatuar në Australi. Azahn Munas, themelues i markës është prononcuar për portalin BuzzFeed rreth fushatës së fundit të marketingut që marka e modës po zhvillon. Ai thekson se marka e tij është e re për tregun në Australi dhe sikurse komuniteti LGBTIQ+ edhe firma e tij po sfidon normat sociale. ‘‘Shpeshherë ndeshemi me të njëjta vështirësi dhe barriera që pjesëtar të komunitetit LGBTIQ+ ballafaqojnë në jetën e përditshme”.
”Në fund të ditës gjithësecili duhet të ndihet krenar për atë çfarë është, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, bindjeve fetare, orientimit seksual etj. Gjithësecili meriton të drejtën për të dashuruar, dhe për të qenë i dashuruar,” shton Munas.
Fushata e MOGA linçohet në periudhën kur në Australi legalizmi i martesave brenda së njëjtës gjini është lënë pezull si çështje. Sipas një sondazhi të publikuar nga The Guardian i cili është publikuar në fillim të nëntorit, shteti australian duket të jetë në favor të legalizmit të martesave brenda së njëjtës gjini. 64% e personave që iu nënshtruan sondazhit votuan në favor të martesave brenda së njëjtës gjini. Kryeministri australian, Malcolm Turnbull ka premtuar më përpara kalimin e projektligjit në parlament për martesat brenda së njëjtës gjini përpara fundit të këtij viti.
Nuk është hera e parë që stilisti Munas përdor modën dhe markën e tij për të shprehur një qëndrim politik. Munas u lind dhe u rrit në Sri Lanka por u zhvendos në moshën 7 vjeçare në Australi. Në vitin 2016 Munas iu drejtua Pauline Hanson, liderës politike të krahut të djathtë në Australi ”One Nation”, duke thënë se politikania duhet të luftojë qëndirmin e saj Islamofobik. Marka e tij prodhoi një seri shamish myslimane dhe ia dërgoi politikanes.
”Do ta kisha urryer faktin që dikush nuk do të donte të jetonte në Australi vetëm prej faktit se je i krishterë, mysliman, me ngjyrë të bardhë ose karakteristika të tjera’‘./k.m/
Burimi: BuzzFeed