Një raport mbi situatën e LGBT paraqitet në Parlament nga Komisioneri Kundër Diskriminimit
Anëtarë të komunitetit bëhen viktima të incidenteve me bazë urrejtje (në vende publike dhe familje), ka raportuar Komisionerja Kunder Diskriminimit ne Parlament, Irma Baraku. Sipas ketij institucioni, “ka raste që ndeshen me ngacmime nga policia edhe kur në fakt kërkohet mbrojtja apo shërbimi i tyre. Janë verifikuar raporte për ngacmime të personave LGBT dhe sjellje brutale nga ana e policëve kundër punonjësve transgjinorë të seksit”.
Komisioneri ka identifikuar disa raste të ushtrimit të dhunës nga familjarët apo të ushtrimit të dhunës verbale dhe fizike nga persona të paidentifikuar. Gjithashtu janë deklaruar pranë zyrës se Komisionerit ankesa për mosofrimin e shërbimeve të kërkuara nga oficerët e policisë nga ana e perfaqësuesve të komunitetit ose kryerja e tyre vetëm pas ndërhyrjeve të OJF-ve që ofrojnë ndihmë për këta persona. Duam të theksojmë se komuniteti transgjendër, paraqet problematika të mëdha që kanë të bëjnë me strehimin, punësimin, arsimin e sidomos me kujdesin shëndetsor. Këto kanë sjellë edhe mosreferimin e sjelljeve diskriminuese.