Një nga të sulmuarit në Paradën Gej të Jeruzalemit, vdes nga lëndimet
Një vajzë adoleshente e cila u godit me thikë në sulmin e tmerrshëm në paradën Gay në Jeruzalem javën e kaluar, vdiq të dielën, thanë zyrtarët e spitalit. Shiko: historiaime.al
Shira Banki, një nxënëse16-vjeçare e shkollës së mesme, ishte një nga gjashtë të plagosurit e sulmit.
I dyshuari, një besimtar ultra-ortodoks, u arrestua në vendin e ngjarjes. Ai u mbajt për 12 ditë nga një gjykatë e Jeruzalemit të premten. Ai kishte përfunduar kohët e fundit një dënim 10 vjeçar pas kryerjes së një sulmi të ngjashëm po në një paradë gej një dekadë më parë, tha policia./A.A.