Një ligj kundër promovimit të homoseksualitetit drejt legalizimit në Ukrainë
Foto: Pink News
Përfaqësues të një province në Ukrainë kanë votuar në mënyrë unanime për një ligj që do të ndalojë çdo lloj “propagande” rreth homoseksualitetit. Ligji i cili ndalon personat LGBT të dalin hapur në sferën publike për seksualitetin e tyre si e drejta e tubimit është hartuar nga Këshilli i Qytetit “Ivano-Frankivsk” në Ukrainën Perëndimore, me 29 përfaqësues që votuan për të dërguar peticionin në mënyrë që të ratifikohet në qeverinë kombëtare.
Fillimisht drafti për këtë ligj u hartua nga shoqata “Christian Movement Life”, por kryetari i bashkisë me emrin Ruslan Martsinkov u pajtua me propozimin e shoqatës duke e bërë pjesë të axhendës dhe duke u shprehur në favor të tij. Më vonë, pa i informuar deputetët dhe pa dëgjuar kontestimet ndaj këtij projektligji, Martsinkov e hodhi për votim, shprehen burimet pranë kurs.if.ua.
Peticioni kërkon që pranë qeverisë të krijohet një grup pune i dedikuar për “Çështje sociale dhe familjen” në mënyrë që të lobohet për familjen “e shëndoshë”. Gjithashtu nga qeveria do kërkohet që të lobohet për nxjerrjen e termave si “identiteti gjinor” dhe “orientimi seksual” duke argumentuar se këto terma janë shumë ideologjik dhe jo shkencor. Gjithashtu në të kërkohet që aktivitete si “marshime ndërgjegjësuese për Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë” ose “Parada gej” dhe çdo manifestim i këtij lloji duhet dënuar në vend.
Ruslan Martsinkov i cili qëndron mbrapa këtij projektligji, ka shfaqur qëndrime homofobike, kur ai kontekstualisht u shpreh se personat gej nuk mund të jenë patriot të vendit, gjatë një feste kombëtare në vend./k.m/
Burimi: Pink News