Një film i ri për jetën e një boksieri biseksual
Një kampion boksi biseksual që rrahu për vdekje një kundërshtar, pasi u thirr “pederast” do të jetë subjekt i një filmi të ri.
Boksieri i famshëm i viteve 1960, Emile Griffith ishte kampion bote për peshat e lehta dhe të mesme – por ai mori nam të keq, pas një ndeshje në vitin 1962 për titull me .
Para ndeshjes për titullin, Griffith u zemërua kur kundërshtari i tij e qëlloi në prapanicë dhe e quajti maricón (pederast). Në ndeshjen që vijoi pas incidentit, Griffith brutalisht e mundi Paret, duke siguruar një nokaut. Paret vdiq dhjetë ditë më vonë, duke mos e rifituar kurrë vetëdijen.
Regjizori irlandez Lenny Abrahamson është i përgatitur që të merret me historinë e Griffith “, si prodhimin e tij të ardhshëm.
Ai i tha Deadline: “Është kaq histori e pasur saqë është e vështirë të vendosim se ku të fillojmë.
“Si një karakter studimi, Griffith është tepër bindës. Kishte një butësi dhe pafajësi rreth tij, dhe ai kurrë nuk dukej i konfliktuar në lidhje me seksualitetin e tij; në të vërtetë ai gjeti gëzim në të.
“Ai banonte mes dy botëve – skenës së fshehur gej në Nju Jork në vitet ’60 dhe botës macho të boksit. Stigma shoqërore në atë kohë ishte e tmerrshme dhe ka krijuar një presion dërrmues mbi të. ”
“Ju e shikoni se sa afër këto dy botët e tij ndërthuren… se sa të ndryshme janë ato, kur sporti është një festim i trupit mashkullor dhe bukurisë së tij atletike.
“Shko një hap më tej dhe injekto ndjenjën më të vogël të seksualitetit, dhe njerëzit indinjohen. Griffith vetë një herë tha një frazë që më mahniti. “Ata më falën për vrasjen e një burri, por ata nuk mundën kurrë të më falnin se dashurova një burrë.”
“Kjo për mua ishte një kontradiktë sa e fuqishme aq dhe e çmendur. Dhe kjo vlen ende sot e kësaj dite.”/A.A.