Nëse do e njihnim historinë më mirë, do ti falenderonim më shumë gratë transgjinore me ngjyrë
Nëse do e njihnim historinë e komunitetit transgjinorë më mirë, mesiguri do ti falenderonim gratë me ngjyrë për guximin që kanë treguar. Për gratë transgjinore me ngjyrë dhuna trans-misogjiniste është e madhe. Më poshtë janë disa prej këtyre ikonave që duhet ti falenderojmë për lëvizjen liberale që gëzojmë sot falë tyre:
Marsha P. Johnson
Johnson mund të ketë qenë personi i parë që ka luftuar kundër dhunës policore në protestat e Stonewall. Marsha ka bashkëthemeluar organizatën “Street Transvestite Action Revolutionaries”, e njohur ndryshe si STAR. STAR fokusohej në nevojat e grave transgjinore me ngjyrë dhe ka punuar ngushtësisht me organizatat lobuese kundër racizmit, duke përfshirë këtu “Black Panthers” dhe “Young Lords”. Një nga shprehjet më të famshme të aktivistes transagjinore është: “Unë mendoj se nëse transvestitet nuk do të ngrihen për të drejtat e tyre, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë gjë”.
Miss Major Griffin-Gracey
Edhe Miss Major ishte prezente gjatë protestave të Stonewall. Sot ajo punon për fuqizimin e grave transgjinore përmes organizatës së saj “Transgender GenderVariant Intersex Justice Project”. Një ndër shprehjet më të famshme të aktivistes Griffin-Gracey është kjo më poshtë, e marrë gjatë protestave të Stonewall: “Këto ishin gra të mrekullueshme, të zgjuara dhe inteligjente. Nuk na jepej asnjëherë mundësia për të punuar kundrejt një rroge të majme, por kjo gjë nuk na mposhti asnjëherë besimin”.
Cece McDonald
Në 5 qershor 2011 Cece ishte duke shëtitur me miqtë e saj kur u sulmua verbalisht nga disa djemë të cilët i hodhën fjalë raciste, fyese dhe transfobike. Një konfrontim fizik nisi. Cece arriti të vetëmbrohet. Një djalë me emrin Dean Schmitz gjeti vdekjen fatale për shkak të therjes me thikë. Në gjithë këtë perleshje i vetmi person i arrestuar ishte Cece. Ajo u dënua dhe iu mohua e drejta për vetëmbrojtje. Ajo mori dënimin prej 41 muajsh, në një qeli burrash.
Sot organizata e Cece lobon kundër racizmit dhe transfobisë./k.m/
Burimi: