Në Torino Bashkia shpreh hapur mbështetjen për çiftet e gjinisë së njëjtë

Kryebashkiakja e qytetit italian të Torinos, Kiara Apendino ka shprehur publikisht mbështetjen e saj dhe të qytetarëve të Torinos ndaj çifteve të gjinisë së njëjtë dhe familjeve të tyre.
Në përgjigje të zhvillimit të punimeve të Kongresit Botëror të Familjes në Verona, i cili tematikë kryesore ka sulmimin e familjeve të krijuara nga prindër të së njëjtës gjini, fasada e bashkisë së Torinos është mbuluar nga një poster i madh ku shprehet mbështetja për komunitetin LGBT+ dhe familjen jo-tradicionale.
Në poster shfaqen familje të krijuara nga prindër të së njëjtës gjini, prindër me aftësi të kufizuara, familjet e përbëra nga një prind i vetëm apo dhe familje me prindër të etnive të ndryshme dhe shoqërohen me mesazhin:
Torino do dhe mirëpret të gjithë llojet e feamiljes.
”Ështe një mesazh i jashtëzakonshëm mbi pranimin dhe gjithëpërfshirjen, një nga cilësitë kryesore të këtij qyteti”, shkruan kryebashkiakja në rrjetet sociale.
Mesazhi është shkruar në gjuhën angleze për tu lexuar nga të gjithë dhe për të treguar se në kohë të vështira si këto, përfshirja dhe dashuria janë vlerat që duhet të na bashkojnë. /k.j
Burimi:Pinknews