Në mbështetje të Munroe Bergdorf, modelja transgjinore e pushuar nga gjigandi i kozmetikës ‘’L’Oréal’’
Dalja e saj në një fushatë promovimi u perceptua si një hap progresiv në industrinë e bukurisë për integritetin e komunitetit transgjinor – pushimi i saj nga puna është një tregues i trishtë për realitetin e vërtetë në integrimin e këtij komuniteti.
Javën e kaluar Munroe Bergdorf u bë gruaja e parë transgjinore pjesë e një fushate të kompanisë ‘’ L’Oréal Paris’’ në Angli.Produkti i fushatës ishte produkti kozmetik i pudrës ‘’ True Match foundation’’. Lajmi u mirëprit si një hap përpara në industrinë e bukurisë, duke reflektuar diversitetin e gruas. Monroe e cila është transgjinore dhe me ngjyrë përfaqëson një komunitet të margjinalizuar, për më tepër në industrinë e bukurisë dhe modelingut ku gratë me ngjyrë janë rregullisht të injoruara. Fushata promovuese kishte slogan “Because we are all worth it’’/ ‘’Sepse jemi të gjithë të barabartë dhe të vlefshëm’’. Mesa duket ky slogan nuk aplikohet në jetën reale.
Në 13 Gusht të 2017 modelja bëri një postim në rrjetet sociale si përgjigje ndaj tubimit racor dhe neo-Nazist në Charlottesville, Virginia ku ajo u shpreh se të gjithë njerëzit e bardhë përfitojnë nga racizmi.
Teksa shumë persona të tjerë të komunitetit, sidomos ata me ngjyrë, e mbështetën njëzëri postimin e modeles duke dëshmuar për racizmin që ata ndeshin në jetët e tyre të përditshme, pati nga ana tjetër dhe shumë komente dashakeqe. Një seri komentesh ngacmuese dhe postimesh me natyrë transfobike, racore dhe mizogjiniste vërshuan paralelisht. Ne besojmë se këto komente u bënë me qëllim denigrimin e figurës së modeles transgjinore.Madje-madje rrjeti social Facebook e fshiu postimin e Munroe Bergford kurse komentet e ‘’kritikuesve’’ të saj vazhduan të qëndronin.
Në një shkrim në ‘’Daily Mail’ u publikuan disa fragmente nga postimet e saj pa i kontekstualizuar dhe duke i nënvizuar stereotipet që u shfaqën gjatë komente negative raciste.Gazeta arriti deri në atë pikë saqë publikoi emrin e modeles transgjinore në çertifikatën e lindjes – një lëvizje kjo e kryer për të nxjerr në pah identitetin e saj gjinor si për ta stigmatizuar.
Si përgjigje ndaj gjithë kësaj historie, kompania “L’Oréal Paris” deklaroi se do ta mbyllinin kontratën e punës me modelen pasi bindjet e kësaj të fundit binin ndesh me kredon e kompanisë. Duke vepruar në këtë mënyrë ata ‘’flakën’’ tutje një modele e cila presupozohej të promovonte diversitetin dhe përfaqësimin e komuniteteve të ndryshme në botën e modës duke iu mëshuar artikujve të botuar nga një gazetë e cila duket se ka prioritet promovimin e racizmit dhe transfobisë.
Ne besojmë se të gjithë homoseksualët, feministet dhe mbështetësit duhet të pranojnë se anti-racizmi është një pjesë integrale e lëvizjes liberale për këto komunitete.
Më poshtë gjendet një nga intervistat e modeles duke folur për racizmin dhe atë cfarë ajo quan ‘’supremaci e bardhë”./k.m/
Burimi: Dazed and confused