Në 19 maj “Përqafo Ndryshimin, Mbështet Përparimin”, Gala Bamirësie nga Streha LGBT
Në 19 maj tek Pallati i Brigadave mbahet për të tretin vit rresht mbrëmja e bamirësisë “Embrace Diversity, Support Progress” – Përqafo Ndryshimin, Mbështet Përparimin. Edhe këtë vit eventi i organizuar nga Streha LGBT do të mbledhë së bashku përfaqësi të diplomacive të huaja në vend, anëtarë nga komuniteti i biznesit, shoqëria civile etj.
Streha për Personat LGBT, e vetmja e këtij lloji në Ballkan, siguron mbështetje jetike për të rinjtë LGBT, të cilët kanë vuajtur nga abuzimi dhe diskriminimi dhe i pajis ata me aftësi dhe burime për të qenë të aftë të ndërtojnë një jetë dinjitoze, si anëtarë të barabartë të shoqërisë shqiptare.
Të ardhurat e mbledhura nga kjo Gala Bamirësie një vit më parë, rreth 19.000$, u përdorën për fuqizimin e të rinjve LGBT nëpërmjet kurseve profesionale dhe shërbimeve të tjera.
Streha LGBT fton gjithë personat e interesuar për të shprehur kontributin e tyre, të marrin pjesë në event. Për biletat kontaktoni në [email protected].