NDODH PER HERE TE PARE: Irlanda legalizon martesat gej me referendum
Irlanda është vendi i parë në botë ku martesat gej janë legalizuar përmes një referendumi popullor.
Rezultatet përfundimtare pritet të dalin sot, por të gjitha sondazhet tregojnë se pothuajse 2 vetë në 3 kanë votuar qartazi pro legalizimit të këtyre martesave.
Kjo zhvendosje sociale në një vend me shoqëri konservatore dhe thelbesisht katolike si ajo irlandeze u realizua dy dekada pasi ky vend vendosi të anulojë ligjin që e cilësonte homoseksualitetin si akt penal.
Vota pro në referendum mendohet se është rezultat i mijëra të rinjve irlandezë me banim jashtë vendit, që erdhën vetëm për të votuar në këtë referendum, shkruan Zeri i Amerikes.
Foto credit: Reuters, The Irish Times, DW