Ndërron jetë pa u kompensuar i persekutuari gej i Holokaustit
Një 99 vjeçar gej i cili ishte i persekutuar nga regjimi nazist për orientimin e tij seksual, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pa u kompensuar nga shteti. Emri i tij është Wolfgang Lauinger dhe njihet për aktivizmin e tij kundër persekutimit që i bëhej komunitetit LGBTQ+ në Gjermani. Më pas Lauinger u burgos në Gjermaninë naziste, për faktin e thjeshtë se ishte gej.
Ai u burgos për tetë muaj gjatë periudhës nga 1941 deri në 1942, për shkak të lidhjeve të tij me grupin “SwingKids”, një grup pjesë e lëvizjes kulturore që e kundërshtonte rininë hitleriane dhe manifestonte kulturën amerikane muzikore.
Pas lirimit të tij nga burgu, Lauinger arriti të fshihej për ti shpëtuar regjimit. Aktivizmi i tij ishte i fokusuar kundër nenit 175 asokohe, pjesë e legjislacionit e cila e kriminalizonte raportin seksual midis dy burrave, deri në shfuqizimin e tij në vitin 1994. Ky ligj u përdor nga nazistët për të dënuar rreth 50.000 individë gjatë periudhës nga 1933 deri në 1945. Pas lufte Lauinger u arrestua edhe një herë tjetër nga policia në vitin 1950 pas një “mësymje” ndaj personave gej.
Periudha kur ai u arrestua për të dytën herë ishte shumë famëkeqe dhe njieht ndryshe si “Gjyqet kundër homoseksualëve në Frankfurt”, gjatë të cilit 200 persona u arrestuan. Shumë prej të arrestuarve kryen vetëvrasje për shkak të frikës nga persekutimi i vazhdueshëm që ata do të merrnin.
Lauinger mendohet se ishte i fundit që i mbijetoi këtyre gjyqeve./k.m/
Burimi: Pink News