Nancy Reagan kujtohet nga komuniteti LGBT për historinë e saj në krizën e AIDS
Ndërsa SHBA-ja mban zi për Nancy Reagan, e cila vdiq të dielën në moshën 94 vjeçare, anëtarët e komunitetit LGBT vënë në dukje përfshirjen e saj në krizën e AIDS.
Ish zonja e parë vdiq nga problemet me zemrën, u lajmërua nga pronat e saj pasi lajmi kishte dalë në TMZ.
Por, pavarësisht titujve që e përshkruanin atë si “shumë besnike” “dinjitoze” dhe “të ngrohtë”, dhe të tjerë që e lidhin me përfshirjen e saj në fushatën kundër drogës ‘Thjesht Thuaj Jo’, të tjerë tregojnë për historinë e saj të dyshimtë gjatë krizës së AIDS.
Burri i saj, Ronald Reagan, u kritikua ashpër që nuk e përmendi fjalën AIDS deri në vitin 1987, pasi mijëra kishin vdekur nga komplikimet në lidhje me sëmundjen.
Nancy disa herë është vlerësuar se e shtynte burrin e saj që të financonte disa kërkime në trajtimin e HIV/AIDS.
Vitin e kaluar u zbulua se ikona e Hollywoodit Rock Hudson, një mik i ngushtë i Reagan-ëve, u kishte kërkuar atyre ndihmë, ndërsa kërkonte trajtim për AIDS në vitin 1985.
Sipas një telegrami të asaj kohe, i cili mbeti i fshehtë deri në vitin 2015, ata kishin refuzuar ta ndihmonin Hudson të kishte qasje në një trajtim eksperimental në një spital të Parisit.
Hudson vdiq vetëm disa javë pasi telegrami ishte dërguar, duke i kërkuar Reagan-ëve që të ndërhynin, kur një mjek nuk e pranoi atë, sepse nuk ishte francez.
Vdekja e Hudson citohet zakonisht kur diskutohen fillimet e financimit të kërkimit për AIDS.
Vajza e Nancy Reagan, Patti Davis në vitin 2013, tha në një intervistë në radio se ish-Zonja e Parë kishte ndryshuar pikëpamjet e saj për të mbështetur martesat e të njëjtit seks.
Davis tha: “Ajo i mbështet”, duke shtuar: “Unë hezitoj të flas për dikë tjetër, dhe ajo nuk është dëshiron të dalë në publik dhe të gjendet në vijën e zjarrit për gjithçka”.
Reagan nuk foli kurrë vetë publikisht për martesat mes gejve.
Ajo gjithashtu argumentoi se edhe Presidenti Reagan do ta kishte mbështetur, nëse do kishte qenë gjallë në vitin 2013.
Reagan do të varroset në Bibliotekën Presidenciale Ronald Reagan në Simi Valley, Kaliforni, në varrin e bashkëshortit të saj, i cili u varros atje në vitin 2004./A.A.