Momenti i magjishëm kur një fëmijë del kundër urrejtjes LGBT
Një fotograf ka kapur momentin e pabesueshëm kur një djalë 12-vjeçar u përpoq të ndalonte mijëra protestues anti-gay të marshonin kundër martesës së të njëjtit seks në Meksikë gjatë fundjavës.
Fotografi Manuel Rodríguez vuri re imazhin në lëvizje të fëmijës, me krahët e hapur përpara një mase zvarritëse demonstruesish, në qytetin e Celaya, Guanajuato, kur mijëra njerëz dolën në rrugët e Meksikës të shtunën (10 shtator) për të protestuar kundër propozimit të Presidentit Peña Nieto për të ndryshuar kushtetutën e vendit për të lejuar martesat e të njëjtit seks në shkallë kombëtare.
“Në fillim mendova se fëmija ishte duke luajtur”, tha Rodríguez për Regeneración.
Pasi fëmija u largua në mënyrë të sigurtë nga rruga, fotografi thotë se e pyeti pse e bëri atë gjë.
“Unë kam një xhaxha i cili është gej”, u përgjigj djali. “Dhe i urrej njerëzit që urrejnë.”
Organizuar nga Fronti Kombëtar për Familjen, një koalicion i organizatave konservatore të shoqërisë civile dhe grupeve fetare, marshimet e së shtunës kundër barazisë ndodhën në gjithë vendin, duke tërhequr rreth 40.000 njerëz – dhe deri në 11.000 njerëz vetëm në Celaya..
Kundër-demonstratat që mbështesin futjen e martesës së barabartë u bënë një ditë më pas, ndërkohë që Meksika vazhdon të përballet me çështjen e barazisë LGBT.
Martesa e barabartë është e lejuar në Mexico City, si dhe 10 prej 31 shteteve në vend, duke përfshirë Coahuila, Quintana Roo, Jalisco, Nayarit, Chihuahua dhe Sonora.
Gjykata Supreme e Meksikës tha vitin e kaluar se ligjet që kufizojnë martesën mes një burri dhe një gruaje ishin jokushtetuese, por shumë legjislatura shtetërore kanë dështuar të veprojnë sipas këtij vendimi.
Presidenti Peña Nieto i ka bërë thirrje Kongresit që të adresojë debatin, në mënyrë që të zgjidhë çështjen në të gjithë vendin./A.A.