Momentet më të mira të David Bowie
David Bowie la pas një karrierë të pasur kur vdiq të dielën në moshën 69 vjeçare. Që kur u kthye në androgjenin Ziggy Stardust e deri tek xhirimi i një videoje muzikore në hapësirë, Bowie ka bërë histori herë pas here. Këto janë disa nga momentet e tij më novatore:
Ziggy Stardust
Bowie filloi një revolucion kur lindi alter-egoja e tij Ziggy Stardust. Ziggy ishte biseksual, me karakter androgjen i cili vishej me kostume shumë të ngushta dhe fustane, me flokë të kuqe të ndritshme dhe grim të rëndë. Nëpërmjet këtij personi, Bowie parashikoi një të ardhme në të cilën seksualiteti ishte fluid dhe nuk kishte më dy gjini.
Ziggy u prit me reagime të përziera. Disa kritikë u entuziasmuan me stilin e tij – të tjerët nuk ishin rehat me të. “Në Teksas, një djalë nxori një armë dhe më thirri pederast,” tha ai. “Por unë mendoja se fustani ishte shumë i bukur.”
“Askush nuk kishte parë asgjë si to më parë”, i tha Bowie Rolling Stone për rrobat e Ziggy-t.
Një lutje për Freddie-n
Në vitin 1992, Bowie performoi në një koncert në nderim të të ndjerit Freddie Mercury. Në mes të skenës, ai mbajti një fjalim solemn në lidhje me mikun e tij dhe recitoi lutjen e Zotit. Ky ishte një moment me të vërtetë i pabesueshëm.
Burri i Rilindjes
Në se keni menduar se Bowie pati sukses vetëm si muzikant, konsideroni shfaqjet e tij të mirënjohura në filma si “The Man Who Fell to Earth” ose kultin “Labyrinth”.
“Ka disa filma science-fiction që po planifikohen të dalin në vitin e ardhshëm”, shkruan New York Times Richard Eder. “Do të ishim me fat nëse edhe vetëm një ose dy do të ishin përfshirës dhe të bukur sa “The Man Who Fell to Earth”
Bowie ishte gjithashtu një artist i talentuar dhe producent.
Shqetësimi mbi racizmin
Bowie shqetësohej mbi pabarazinë racore në industrinë argëtuese amerikane vite më parë. Në një intervistë të 1983 me Rolling Stone, këngëtari akuzoi MTV pasi nuk shfaqte mjaftueshëm muzikë të krijuar nga artiste me ngjyrë.
“Pse praktikisht nuk ka njerëz me ngjyrë në rrjet?” tha ai. “Mua më duket se ka shumë artistë me ngjyrë që bëjnë video shumë të mira që unë jam i befasuar që nuk po përdoren në MTV.”
(R) evolucioni i stilit
Gjatë dekadave të gjata të karrierës së Bowie, ai pësoi shumë ndryshime.
Që nga fillimi i tij i hershëm në një bandë roku e deri në ditët e shkëlqimit të tij me Ziggy Stardust dhe albumit të tij ” Young Americans ” Bowie e rizbuloi veten e tij më shumë herë se çdo artist tjetër modern. Ndonjëherë, stili i tij pasqyronte epokën në të cilën jetonte, por shumë shpesh, ai frymëzoi tendenca të reja.
Në vitin 1996, Bowie fiton shumë sukses nga lëshimi i singëllit të tij “Lies Telling” në internet. Sipas websitit të tij, mbi 300.000 njerëz e shkarkuan atë që në ditën e parë.
Do të na mungosh, David Bowie./A.A.