Momente më “pikante” për komunitetin LGBTI+ gjatë 2018

Në shtator 2018 India hodhi një hap të madh drejt advancimit për të drejtat LGBTI+ në vend. Gjykata e Lartë në Indi dekriminalizoi seksionin 377 të Kodit Penal indian. Ky i fundit ishte arkaik dhe kishte mbetur në Kodin Penal që prej kolonizimit britanik. Ky seksion përdorej për të ushtruar kontroll ndaj komunitetit LGBTI+ si dhe për të kriminalizuar marrëdhëniet seksual të personave brenda gjinisë së njëjtë.
Për këtë arsye kur ligji u hodh poshtë, ky moment shënjoi një lëvizje historike për komunitetin LGBTI+ në Indi. Viti 2018 ishte vërtetë shumë i rëndësishëm për komunitetin dhe India s’ishte e vetmja në këtë manifestim. Më poshtë gjenden disa prej zhvillimeve me rëndësi për komunitetin LGBTI+ anembanë botës, që kanë ndodhur gjatë vitit 2018:
Trinidad dhe Tobago dekriminalizojnë marrëdhëniet homoseksuale
Në prill 2018 qeveritë e shteteve afrikane Trinidad dhe Tobago dekriminalizuan marrëdhëniet seksuale brenda gjinisë së njëjtë. Ky vendim mori fuqi ligjore pasi një aktiviste e komunitetit, Jason Jones hapi gjyq për të shfuqizuar seksionet 13 dhe 16 . Gjyqtarja Devindra Rampersad dha verdiktin gjyqësor në favor të paditëses duke u shprehur se ligji ishte anti-kushtetues duke qenë se i privonte djemtë gej nga e drejta për marrëdhënie seksuale.
Kishat bekojnë martesat brenda gjinisë së njëjtë
Komuniteti LGBTI+ është ballafaqur historikisht me antagonizëm nga qarqet fetare dhe konservatore. Por në 2018 duket se gjërat ndryshuan radikalisht. Shumë kisha dolën në favor të martesave brenda gjinisë së njëjtë. Disa prej tyre janë: Kisha Evangjelike Luteriane në Bavari, Kisha Evangjelike në Hesse Electoratewaldeck, Kisha Anglikane në Aotearoa, në Zelandë të Re dhe Polinezia që lejuan pagëzimin e çifteve brenda gjinisë së njëjtë. Kisha e Skocisë ka votuar në favor të propzimit të një ligji të ri për kishat në mënyrë që të lejojnë martesat gej.
Termi transgjinor del jashtë listës së çrregullimeve mendore
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi në qershor se identiteti gjinor si transgjinor nuk do të konsiderohet më si çrregullim mendor. Për një kohë relativisht të gjatë të qenurit transgjinor klasifikohej si një problem mendor. Por tashmë në vitin 2018 nuk klasifikohet më si devijancë. Në vend të çregullimit ky identitet tashmë konsiderohet si pjesë e shëndetit seksual.
Lëvizje #metoo
Teksa lëvizje #MeToo u fokusua më së shumti në historitë e abuzimit të grave, disa personalitete nga komuniteti LGBTI+ iu bashkuan lëvizjes për të nxjerrë në pah ngacmimet seksuale që hasin. Një prej historive më të bujshme ishte ajo që përfshiu aktorin Kevin Spacey. Hashtag-u #MeQueer u përdor nga shumë persona në platformat sociale për të ndarë eksperiencat e abuzimit dhe diskriminimit./k.m/
Burimi: LGBTI+ History Month