Modelja që është rritur nga një nënë lezbike dhe nga një baba gej
Sot, modelja 22-vjeçare daneze Josephine Skriver ecën në pasarelat e markave më të mira të tilla si Victoria’s Secret …
… Shkon në evente me tapet të kuq.
… Ose poston foto joshëse për 539.000 pasuesit e saj në Instagram.
Por, para se të rrethohej nga shoqet e saj modele …
Skriver ka pasur një fëmijëri të veçantë në qytetin e saj, në Kopenhagë, Danimarkë.
Skriver kohët e fundit ka treguar historinë e saj në revistën i-D, duke zbuluar se ajo u ngjiz nëpërmjet IVF (fertilizim in vitro)dhe është rritur nga një nënë lezbike dhe baba gej.
Në një intervistë me i-D, ajo shpjegon: ” Kur njerëzit më shohin mua dhe marrin vesh se unë jam një fëmijë IVF, shpresoj të shohin një person, një qenie njerëzore, ashtu si çdokush tjetër. Thuhet kaq shumë,” Ajo nuk është krijuar në mënyrë të natyrshme, nuk duhet të jetë këtu, “por unë nuk jam një eksperiment shkencor, unë nuk jam sintetike, unë jam po aq e vërtetë sa ç’jeni edhe ju.”
“Edukimi im ishte pak ndryshe nga njerëzit e tjerë. Unë kam një mama e cila është lezbike dhe nuk është dhe aq e lehtë për të mbetur shtatzënë. Por, që kur ishte fëmijë, ajo donte të bëhej nënë. Në Danimarkë në vitin 1992, ishte një buletin për të gjithë komunitetin LGBTQ dhe nëna ime vuri një reklamë ku thoshte “Unë dua të sjellë një fëmijë në këtë botë, ka njeri që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj?” “Ajo mori disa përgjigje dhe i pari u bë babai im.”
“Nëntë muaj më vonë, dola unë.”
“Babai im, në atë kohë, ishte gati të martohej me bashkëshortin e tij. Mua nuk më pëlqente termi ‘njerkë’ose’ njerk’ sepse gjithmonë e kam menduar si diçka të keqe nga filmat Disney. Kështu që shpikëm termin tonë dhe e quajtëm “mami bonus” dhe “babi bonus”
“Jam rritur me një mama, një baba, dhe dy prindër bonus.”
“Duke kujtuar fëmijërinë time, si fëmijë, unë nuk mendoja se isha ndryshe. Prindërit e mi kanë qenë super të hapur në lidhje me këtë, nuk e fshihnim dhe nuk kishte turp…”
“Deri sa fillova shkollën dhe njerëzit më thoshin se isha ndryshe dhe se isha e çuditshme.”
“Por unë isha një fëmijë shumë krenar dhe askush nuk më ka ngacmuar.”
“Vetëm kur u rrita dhe fillova të udhëtoja si modele, arrita të kuptoja se sa mos pranuese është pjesa tjetër e botës. Në mediat sociale, bëhet shumë e vështirë nga urrejtja. Është një vend ku njerëzit mund të thonë çfarë të duan pa pasoja. Ju merrni aq shume komente si ‘kjo është e pështirë’,’kjo është e neveritshme’,’ndihem keq për ju’ dhe ajo çfarë është e vështirë për mediat sociale është se unë nuk mund të kthej përgjigje. ”
Tanimë një modele e suksesshme, Skriver thotë se duke treguar historinë e saj, ajo dëshiron ti kthejë diçka atij komuniteti që i dhuroi një fëmijëri të lumtur. “Ndihem e bekuar që u rrita në një familje që ishte mësuar të ishte e hapur,” thotë ajo. “Për mua, pjesë themelore e çdo fëmijërie duhet të jetë dashuria, dhe prindërit e mi kishin aq shumë për të dhënë.”
Sot, Skriver poston shpesh në lidhje me familjen e saj në mediat sociale.
“Mirënjohëse që mund të quaj këtë grua të mahnitshme mamanë tonë. Ti na frymëzon çdo ditë që të jemi njerëz shumë të mirë. Asnjë zemër nuk ka më shumë dashuri dhe pranim se sa e jotja. Faleminderit për gjithçka./www.businessinsider.com