Miley Cyrus: Bamirësi për të rinjtë LGBT të pastrehë
E njohur shpesh për Instagramin e saj të diskutueshëm dhe për shapkat e saj në formë penisi, ikona e muzikës pop dhe “artistja vizuale’ Miley Cyrus po përdor famën e saj për të rritur ndërgjegjësimin ndaj të pastrehëve dhe komunitetit LGBT.
Ylli i “Wrecking Ball” ka nisur zyrtarisht bamirësinë e saj, Fondacioni The Happy Hippy, me misionin “për të mbledhur të rinj për të luftuar padrejtësinë me të cilat përballen të rinjtë e pastrehë, të rinjtë LGBT dhe minoritete të tjera të rrezikuara.”
Për të festuar nisjen e nismës, Happy Hippy ka bërë një mini koncert në oborrin e shtëpisë së Cyrus’. Joan Jett performoi një duet me Cyrus të këngës “Different”, një këngë e albumit Unvarnished të vitit 2013. Cyrus do të këndojë me shumë muzikantë, si pjesë e një serie videosh muzikore të quajtur “Backyard Sessions”, me të cilat ajo shpreson se do të inkurajojë njerëzit që të dhurojnë. Bashkëpunime të ardhshme përfshijnë Laura Jane Grace dhe Ariana Grande.
Në një deklaratë në lidhje me bamirësinë, Cyrus ka thënë: “Gjykimi i pakuptimtë dhe efektet e tij, janë për fat të keq diçka që është shumë e zakonshme. Të gjithë njerëzit kanë ndjenja dhe të drejta të vlefshme! Unë dua të përdor zërin tim si një megafon për të rinjtë kudo dhe për të inkurajuar evolucionin njerëzor.”
Nga paratë e dhuruara, Cyrus shpreson që të ndihmojë 1.6 milionë të rinj të cilët janë të pastrehë në SHBA dhe të mbështesë 40 përqind të atyre që janë larguar nga shtëpitë e tyre, pasi janë refuzuar për shkak se ata identifikohen si LGBT.
Gjatë vitit të kaluar, Cyrus ka bërë fushata gjithnjë e më shumë për të pastrehët, madje edhe duke i shkruar një letër guvernatorit të Nju Jorkut, duke i kërkuar që të shpenzohet më shumë nga buxheti i shtetit që të ofrohen më shumë shtretër.
Por nëse Cyrus mund të frymëzojë njerëzit që të dhurojnë me pasionin e saj për këtë çështje, atëherë le të shpresojmë që kjo bamirësi do të bëjë një ndryshim të madh për të pastrehët në SHBA. Çdo performancë do të jetë e postuar në facebookun e saj, kështu që ndiqeni.
Tani për tani ne vetëm mund të shijojmë performancën e saj dhe Joan Jett me”Different”, e vetmja performancë deri më tani:
Marrë nga: www.dazeddigital.com