Meshkujt gej do të lejohen të dhurojnë gjak 3 muaj pas marrëdhënieve seksuale
Kufizimi për dhurimin e gjakut nga ana e punonjësve seksual dhe meshkujve gej do të hiqet në Angli dhe Skoci në sajë të reformave nga qeveria në mbështetje të barazisë gjinore.Meshkujt gei do të lejohen të dhurojnë gjak tre muaj pas marrëdhënieve seksuale në vend të një viti,sic e përcaktonte ligji i mëparshëm. Punonjësit seksual, të cilët më përpara nuk lejoheshin të dhuronin gjak,do të përshihen në ligjin e ri sikurse meshkujt gei.
Avancimet në testet e gjakut për të kapur viruse si Hepatiti B dhe C si edhe HIV, lejuan që komiteti këshillues mjekësor të rekomandojë reformën revolucionare në qeveri, ku ministrat e pranuan menjëherë.
Frika nga transmetimi i infeksioneve nëpërmjet dhurimit të gjakur nga meshkujt gei solli një ligj kufizues në vitin 2011. Ligji i ri do të implementohet nga nëntori në Skoci dhe në fillim të 2018 në Angli.
Personat transgjinorë do të kenë mundësi të zgjedhin seksin e tyre më lehtë për shkak të reformave mbi barazinë të lancuara nga Justine Greening.”Kjo qeveri është e angazhuar që të ndërtojë një shoqëri sa më gjithëpërfshirëse për të gjithë, pavarësisht identitetit gjinor apo seksualitetit dhe sot po e ndërmarrim një hap përpara,” u shpreh sekretarja për edukimin dhe barazinë.
“Ne do të ndërtojmë bazuar në progresin e 50 viteve të fundit, duke trajtuar disa prej paragjykimeve historike që ende prevalojnë në ligjet tona, në mënyrë që ta bëjmë jetën e personave LGBT më të paqtë.”
Janë drejt diskutimit reforma që e bëjnë më të thjeshtë për personat transgjinorë të ndryshojnë seksin e tyre pa iu nënshtruar detyrimisht një diagnostikimi për mospërputhjen e seksit me identitetin gjinor dhe duke përshpejtuar proceset burokratike të lodhshme deri në dhënien e mundësisë për ndryshimin e seksit.
Greening shprehet se dëshiron të reduktojë stigmën që ndeshin personat trans teksa iu duhet të provojnë se kanë mbi dy vite në tranzicion minimalisht, përpare se ata të aplikojnë për ndryshim të gjinisë në rrugë ligjore.
Theresa May u shpreh në fillim të kësaj jave se po përgatiste një reformim të Aktit të njohjes së identitetit gjinor,duke thënë: “ Kur vjen puna tek të drejtat dhe mbrojtja e njerëzve trans, kemi akoma shumë punë për të bërë.”/k.m/
Burimi: The Guardian