Mesazhi i fuqishëm i një nëne për fëmijën e saj transgjinor
Nëna e një fëmijë transgjinor ka dhënë një mesazh të shkëlqyer vetë-pranimi.
Katie Flesch foli për ABC News për të thënë se shpreson të inkurajojë prindërit dhe të tjerët të jenë më pranues ndaj njerëzve transgjinorë.
Ajo tregoi historinë e vajzës së saj Elizabeth, duke shpresuar që të sjellë shpresë për transgjinorët e rinj dhe familjet e tyre.
“Ajo është një nga njerëzit më të mahnitshëm që unë njoh dhe këtu përfshij fëmijë dhe të rritur,” tha Katie.
“Ajo është kaq e ndjeshme dhe e dhimbsur ndaj të gjithëve. Unë jam me të vërtetë e nderuar, e bekuar dhe me fat që ajo është imja.”
Duke vazhduar, Flesch tha: “Unë ndjej se në qoftë se më jepet një platformë për të edukuar dhe avokuar për vajzën time dhe në emër të komunitetit transgjinor, atëherë unë duhet ta bëjë këtë. Unë dua ti tregoj vajzës time se ajo kurrë nuk duhet të ketë turp apo të fshehë personalitetin e saj të vërtetë. Ajo është e bukur dhe e mahnitshme dhe unë dua që ajo të jetë vetëvetja gjatë gjithë kohës.”
Elizabeth u caktua mashkull në lindje në vitin 2009, por nëna e saj thotë se ajo dhe vëllai i saj binjak Logan nuk mund të ishin më të ndryshëm se kaq.
“Ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i lumtur, por sapo filloi të komunikonte dhe të kishte një personalitet të vetin, ishte ndryshe,” tha ajo.
Kur Elizabeth filloi të kërkonte lodra me ngjyrë rozë dhe vjollcë, dhe veçanërisht duke kërkuar për lodra që janë më shumë vajzash, nëna e saj tha se ajo nuk mendoi se kishte ndonjë gjë të rëndësishme rreth kësaj.
Ajo tha se vogëlushja “vallëzon kudo”, dhe se bën pirouetta kur luan bowling.
Familja e saj për herë të parë mendoi se mund të jetë transgjinore kur asaj ju dha mundësia të zgjedhë aksesorët e saj shkollorë dhe zgjodhi këpucë rozë nga rafti i vajzave, dhe një çantë shpine Hello Kitty.
Dy psikologë të ndryshëm e diagnostikuan me Dysphoria gjinore Elizabethën, dhe me mbështetjen e drejtorit të shkollës, shokëve të saj të shkollës dhe prindërve, ajo kaloi në tranzicion.
Flesch dhe administrata e shkollës vendosën që Elizabeth të përdorë tualetin në zyrën e infermieres, në mënyrë që “ta ketë më të lehtë tranzicionin”.
Por ajo e bëri të qartë se, në qoftë se Elizabeth kërkon në mënyrë specifike të përdorë tualetin e vajzave, ajo duhet të lejohet.
Ajo shtoi: “Njerëzit transgjinorë thjesht duan të kenë të njëjtat të drejta dhe liri si gjithë të tjerët. Në se do të vinte një moment dhe Elizabeth do të donte të përdorte tualetin e vajzave, atëherë ajo duhet të ketë të njëjtat të drejta si çdo vajzë tjetër.”
Edhe pse ju desh pak kohë Loganit të luptonte ndryshimin e emrit si dhe përemrat, ai dhe pjesa tjetër e shokëve të saj e kanë pranuar plotësisht Elizabetën.
Logan “ka një motër tani dhe kjo është thjesht jeta e përditshme për të,” tha Flesch për djalin e saj.
Ndërkohë, ajo thotë se ka besim tek Elizabeth, dhe se ajo e njeh veten më mirë se kushdo tjetër.
“Ajo është shumë e guximshme,” thotë ajo.
“Ka disa rrethana kur ajo nuk e mbron veten, por për pjesën më të madhe të kohës, ajo vendos duart e saj në ije dhe ngre zërin për veten e saj. Ajo kurrë nuk luhatet. Ajo është një vajzë. Do doja të pyesja njerëzit, “Në çfarë pike ju e dinit që ishit vajzë?” Kur unë isha 7 vjeç, e kuptova që isha vajzë dhe e njëjta gjë po ndodh dhe me të. Ajo e di se është vajzë.”/A.A.