Caroline është një vajzë transgjinore 19 vjeçare, e cila prej thuajse 3 vitesh jeton identitetin e saj gjinor në trupin e gabuar.
Pas shumë përpjekjesh për të arritur këtu ku ndodhet sot, ajo ka ndërmarrë përpjekjet për mbledhjen e fondeve të nevojshme për terapinë hormonale, i cili do të jetë hapi i parë në rrugëtimin e saj mjekësor dhe ligjor për ndryshimin e gjinisë.
Unë dola hapur gati 3 vjet më parë tani dhe nuk ka qenë e lehtë, por kanë qenë 3 vitet më të mira të jetës sime. E tëra çfarë dua është thjesht të jem në gjendje të ndiej diellin në lëkurën time dhe të kuptoj që jam në shtëpi më në fund, që më në fund kam mundësinë të jetoj jetën time ashtu siç ndihem 100%.
Për këtë arsye, disa aktivistë kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për realizimin e tranzicionit të Sindit. Shuma e synuar është ajo prej 3.300 frangash zviceriane, dhe të dhënat e plota të fushatës së publikuar në GoFundMe i gjeni në lidhjen e mëposhtme.
Gender reassignment surgery for Caroline