Marshimi i gjatë kundër homofobisë dhe transfobisë
Vera është stina e marshimeve dhe paradave. Marshimet e shumta në Europë flasin për një progres kundrejt pranimit të të drejtave të barabarta të lezbikeve, gejve, biseksualeve, transgjinorëve dhe interseksualëve ( personave LGBTI ). Në pjesën më të madhe të vendeve europiane si edhe në pjesën tjetër të botës, grupe njerëzish janë mbledhur për marshim me qëllim celebrimin e njohjes dhe respektimin e të drejtave njerëzore të individëve që nuk përshtaten me paradigmat dominuese në shoqëri kur bëhet fjalë për orientim seksual dhe identitetit gjinor.
Sidoqoftë, pengesat mbeten të shumta. Paralelisht me rritjen e vizibilitetit dhe barazisë për personat LGBTI, ende ndeshet një reagim i ashpër . Mespërmes Europës ka akoma diskriminim, kërcënim dhe persekutim.
Teksa komuniteti LGBTI gëzon proteksion në shumë shtete europiane më shumë se më përpara, në vende të tjera ky komunitet lufton për të drejtat bazike. Në këto vende transfobia dhe homofobia vazhdon të jetë e lartë. Situata përkeqësohet teksa këto qëndrime homofobe dhe jotolerante marrin mbështetje nga instancat shtetërore.
Në qershor të 2017 vendimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut konkludoi se adaptimi i ligjeve të tilla në Rusi si ndalimi i propagandës së homoseksualitetit tregon për autoritetet ruse një vullnet për të nxitur stigmën dhe paragjykimin duke e inkurajuar homofbinë, e cila është e papajtueshme me nocionet e barazisë, pluralizmit dhe tolerancës,ingredientë të një shoqërie demokratike.
Raporte shqetësuese rreth persekutimit
Ky vit solli disa raportime të frikshme që dolën në sipërfaqe rreth persekutimit të meshkujve gei në Çeçeni, një vend ku mosndëshkimi për dhunimin e të drejtave njerëzore është një problem i madh. Sipas disa organizatave jo-qeveritare dhe gazetës ruse Novaya, një numër meshkujsh gei ( ose meshkujve të perceptuar si të tillë) janë arrestuar ose rrëmbyer dhe izoluar në Republikën çeçene midis shkurtit dhe prillit të 2017. Këta individë janë mbajtur të mbyllur dhe supozohet ti jenë nënshtruar një sërë torturash çnjerëzore dhe turpëruese.
Intoleranca në rritje
Edhe në shtete ku njohja e personave LGBTI dhe të drejtave të tyre është rritur konsiderueshëm, homofobia dhe transfobia vazhdojnë të ekzistojnë.Eksperienca tregon se urrejtja mund të ringjallet shumë lehtësisht, disa herë nga politikanë populist të paskrupullt të cilët injektojnë diskurse toksike.
Ka një rritje dramatike në sulmet e dhunshme me natyrë homofobe të kryera nga persona privatë në verën e 2016. Në raportin e 2017 mbi homofobinë në Francë, organizata SOS homophobie monitoroi një korrelacion midis avancimit në njohjen e të drejtave për personat LGBTI dhe rritjen e krimeve dhe gjuhës së urrejtjes. U nxorr në pah se pas një debati në vitin 2013 me përmasa kombëtare rreth martesave brenda së njëjtës gjini, numri i incidenteve homofobike pësoi rritje si edhe adaptimi i ligjit për njohjen e identitetit gjinor solli një rritje me 76 % të incidenteve transfobike.
Shumë njerëz reagojnë në mënyrë agresive ndaj njerëzve me seksualitet dhe identitet gjinor që sfidon normat e ngurtësuara shoqërore të të ashtuquajturës normale. Si komisioner për të drejtat njerëzore, duhet të rithekoj se as vlerat kulturore, tradicionale, fetare, dominante të shumicës, nuk mund të justifikojnë krimet e dhunshme apo diskriminimin kundër personave LGBTI.
Personat LGBTI nuk kërkojnë për të drejta të vecanta- thjesht kërkojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si cdokush tjetër. Me dhjetëra traktate të Kombeve të Bashkuara kanë specifikuar qartazi se shumica e traktateve europiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut aplikohen për të gjitha qeniet njerëzore dhe pa diskriminim të bazuar në motive të ndryshme, përfshirë ato për orientim seksual dhe identitet gjinor.
Fillimisht shtetet duhet të sigurojnë ligje të forta për të përforcuar strukturën ligjore që eliminon diskriminimin dhe luftojnë dhunën si edhe gjuhën e urrejtjes ndaj seksualitetit të personave dhe identitetit të tyre gjinor. Në 2016 gjysma e shteteve anëtare të Këshillit të Europës ka kriminalizuar aktet e dhunës ndaj viktimave të orientimit seksual. Ky është një hap progresiv. Të gjitha shtetet anëtare duhet të adaptojnë ligje që e ndalojnë kategorikisht diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor në të gjitha fushat e jetës.
Më tej duhet një implementim efektiv i këtyre ligjeve dhe për këtë gjë duhen marrë një sërë masash. Shtetet anëtare duhet të ofrojnë trajnim special për të ditur se si të trajtohen krimet dhe gjuha e urrejtjes homo/transfobike. Disa shtete e kanë ngritur një grup pune në rajone policore për të përmirësuar lidhjet me komunitetin LGBTI.
Ligje efikase dhe sistemi i drejtësisë është esencial, por jo mjaftueshëm. Shtete anëtare kanë nevojë të implementojnë fushata ndërgjegjësuese dhe integrimi i tyre në institucione shkollore rreth respektimit të të drejtave njerëzore për komunitetin LGBTI.
Për sa kohë që personat LGBTI vuajnë persekutimin dhe dhunime të të drejtave njerëzore, shtete anëtare duhet të sigurohen që janë të pajisura me azile për këtë lloj persekutimi, ashtu sikuse rekomandohet nga Komisioneri Europian për të drejtat e Refugjatëve. /k.m/
Burimi: Këshilli Europian