Marlon Brando dhe James Dean ishin dashnorë: Seks i dhunshëm midis dy ikonave të Hollivudit
James Dean kishte një marrëdhënie me Marlon Brando. Dhe jo vetëm kaq. Brando e detyronte Dean të kishin seanca të gjata seksuale, të dhunshme dhe të sodomizuara, gjatë të cilave e digjte atë me cigare dhe e detyronte ta shikonte duke bërë seks me të huaj. Marrëdhënia sekrete e u zbulua nga Daily Mail.
Sipas disa miqve të yllit, Brando nuk ja ktheu kurrë dashurinë Dean. Po ata kujtojnë se si Dean ishte si një “këlysh qeni” i cili rrinte për orë të tëra jashtë banesës së Brando në të ftohtë, duke shpresuar që do ta ftonin të hynte.
Në librin e ri “James Dean: E nesërmja nuk vjen kurrë”, i cili do të dalë së shpejti me Produksion të Blood Moon, dy autorët Darwin Porter dhe Danforth Prince, që i kanë njohur të dy yjet, zbulojnë këto dhe shumë ngjarje të tjera që tregojnë një marrëdhënie shumë më tepër komplekse nga sa mendohej. Për më tepër, siç ka thënë një prej dëshmitarëve, Brando donte vetëm veten e tij.
Libri tregon se Brando e takoi Dean për herë të parë, kur i riu shkoi për të ndjekur një leksion të tijin në Nju Jork në vitin 1949. Brando tha në atë rast se shikimi intensiv i Dean të “digjte lëkurën.” Pas konferencës, Dean u prezantua si një “admirues i madh”. Ai tha se ishte i hutuar për shumë gjëra “, por jo në admirimin tim për ju.” Pasi dëgjoi ato fjalë, Brando e puthi. Më vonë, Dean pranoi se Brando e dominonte. “Më komandonte gjithmonë, kur bënim dashuri,” tregonte Dean, sipas librit. Ata u bënë të pandashëm. Dean komentoi me miqtë e çdo aspekt të marrëdhënies. Ai filloi të vishte vetëm këmisha dhe xhinse, dhe të imitonte idhullin e tij në gjithçka.
Libri gjithashtu tregon se Brando nuk e ndihmoi ekonomikisht aktorin e ri, as edhe me një qindarkë. Ai donte që Dean të ishte i varur prej tij. Dean ankohej, por nuk mund të largohej nga torturuesi i tij.
Brando e mohoi marrëdhënien e tij me Dean dhe tha se aktori i ri ishte i fiksuar me të. Në një rast, Dean hoqi këmishën e tij përpara disa dëshmitarëve për të treguar shenjat nga djegia e cigareve që Brando shuante mbi të. Kur miqtë e tij vendosën të thërrisnin policinë, Dean pohoi se ai vetë i kishte kërkuar Brandos që ta digjte.
Sipas disave, ishte vetëm rivalitet profesional. “Daily Mail” tregon se Dean gjithashtu shkoi në shtrat me Walt Disney, për të cilin kishin dalë disa thashetheme rreth homoseksualitetit të tij dhe që merrte me qira apartamente për tu takuar me dashnorët e tij./A.A.