Mamaja e vajzave biseksuale i përgjigjet vandalëve plot me ngjyra
Kur homofobët vandalizuan këtë shtëpi, përgjigjja e nënës së tyre ishte e mrekullueshme.
Miranda Delong, 17 vjeçare- e cilai identifikohet si biseksuale – u kthye në shtëpi me një mikeshë transgjinore javën e kaluar dhe gjeti dyert e garazhit të saj të vandalizuar me fjalët: “Unë jam gej.”
Ajo menjëherë lajmëroi prindërit dhe motrën e saj më të vogël – e cila gjithashtu është biseksuale – dhe familja u mblodh jashtë për inspektimin e dëmit.
“Fëmijët tanë janë gjithçka për ne, dhe ti shohim ata të lënduar është më keq se sa të lëndohemi vetë”, tha nëna e tyre Erin për blogun Evolequals.
Miranda dhe Emily-ja ishin në gjendje shoku dhe prindërit e tyre ishin shumë të zemëruar. Megjithatë, nëna e tyre refuzoi të frikësohej – dhe vendosi t’u dërgojë një përgjigje plot me ngjyra vandalëve.
Në vend që thjesht të mbulonte grafitit me ngjyrën originale, Erin dhe vajzat e saj e lyen derën me ngjyrat e ylberit.
“Ne vendosëm se disa njoftime meritojnë më shumë se thjesht ngjyrën gri,” tha Erin.
“E lyem me ngjyrat e ylberit që të përfshinim të gjitha seksualitetet, ne kemi shumë miq LGBT që vizitojnë shtëpinë tonë dhe donim që të gjithë ata të ndjehen të pranuar.”
Kjo ishte një mënyrë për ti mbështetur të gjithë ata,” shtoi ajo.
Sipas Erin, familja është krenare që “garazhi i tyre tani ka imazhin e flamurit ylber më të madh të asaj zone.”
Familja DeLongs më pas postoi fotot para dhe pas në Stop Homophobia dhe në faqen e Facebook-ut Have A Gay Day, ku familja ka marrë shumë mbështetje.
“Para disa netësh, dikush mendoi se ishte një ide e mirë për të shkruar” Unë jam gej “në shtëpinë time duke u përpjekur të na fyenin / poshtëronin motrën time dhe mua”, shkroi Emily.
“Ne jemi të dyja biseksuale dhe shumë nga miqtë tanë të cilët kalojnë kohë në shtëpinë tonë janë anëtarë të komunitetit LGBT,” shkroi Emily.
“Sot, unë dhe nëna ime e pikturuam me ngjyrat e ylberit. Të jesh gej është fantastike!!!”/A.A.