Malta vajton performuesen ikonë të komunitetit Trans

Në 30 janar, ndjekësit e shumtë i thanë lamtumirë ikonës së komunitetit LGBT+ në Maltë, modeles transgjinore dhe performueses Katya (e njohur ndryshe dhe si Katia ose Kaka). Ajo ishte një performuese e famshme kabareje, e cila pati jehonë në 1970, kur komuniteti LGBT+ ende fshihej në syrin publik.
Mbulimi i vdekjes së saj solli ndryshime në shqipërimin e emrit të saj, gazeta të ndryshme e cituan moshën e saj ndryshe. Gazeta “Malta Independent” publikoi gjatë një deklaratë funerali, duke u shprehur se ajo u largua nga jeta në moshën 61 vjeçare si dhe emri i saj ishte Katya Bertha Saunders.
Malta është cilësuar si shteti më miqësor ndaj komunitetit dhe të drejtave LGBT+ në Evropë, duke lënë pas vende si Belgjika, Norvegjia, Britania e Madhe si dhe Finlanda. Katya njihej për publikun e gjerë si një karakter i pakompromentueshëm, e cila e jetoi jetën e lirë si transgjinore në një kohë kur retorika ndaj identiteteve LGBT+ ishte diskriminuese.
Ajo ishte një performuese në kabare dhe ka qenë pjesë e kopertinave të revistës “Vogue” si dhe ka modeluar për Karl Lagerfeld. Ajo ka kontribuar shumë për komunitetin LGBTI+ duke i mbështetur në forma të ndryshme./k.m/
Burimi: NewsMavens