Malta katolike miraton martesat mes së njejtës gjini
Malta iu bashkua sot shteteve që kanë legalizuar martesat mes së njejtës gjini. Parlamenti maltez votoi sot me një shumicë dërrmuese për zëvendësimin e fjalëve “burri” dhe “gruaja” në një alternative më neutrale “bashkëshortët”. Gjithashtu ligji i ri zëvendësoi fjalët “nënë” dhe “baba” në “prindi që lindi” dhe “prindi që nuk lindi” fëmijën.
Ndryshimet e bëra janë një moment historik për Maltën, një shtet me rrënjë të forta katolicizmi.
Kryeministri i sapozgjedhur Joseph Muscat tha: “Kjo është një votë historike që tregon se demokracia dhe shoqëria jonë kanë arritur një nivel pjekurie, tani mund të themi se jemi të gjithë të barabartë”. Barazia martesore ishte një nga premtimet kryesore elektorale të kryeministrit Muscat gjatë zgjedhjeve të fundit.
Në pesë vitet e fundit Malta është kthyer në një nga vendet me më shumë ndryshime pozitive ligjore duke përfshirë edhe barazinë martesore. Ndërkohë që deri në vitin 2011, ishte një nga dy vendet e fundit në botë që e cilësonte divorcin të paligjshëm. /m.g/
Burimi: BBC