Lufta e përditshme e personave transgjinorë, e portretizuar shumë bukur në këtë reklamë
Një kompani deodorantësh i ka rënë në kokë me reklamën e tyre të re kur bie fjala për të shprehjen e gjinisë.
Klipi intim 30 sekondësh i gjatë, tregon një luftë të brendshme të një personi transgjinor në një dhomw të një tualeti publik, dhe ankthin që ata kalojnë në baza ditore.
Ankth që nuk ndihmohet aspak nga klima kontroversiale në të cilën shumë njerëz transgjinorë po jetojnë dhe rritjes së dhunës ndaj personave transgjinorë.
Në reklamë shfaqet Karis Wilde e cila luan Danën, një person genderqueer që po përpiqet të matë kohën në të cilën del nga dhoma e tualetit.
Asnjë fjalë nuk thuhet në klipin e shkurtër, por producentët e kanë portretizuar shumë bukur luftën e brendshme të Danës, e cila është ushqim mendimesh për ata që mendojnë negativisht për njerëzit transgjinorë.
Në fund, Dana merr frymë thellë dhe thotë “testi i stresit # 8260”, ajo e gjen guximin që të largohet nga siguria e dhomës së tualetit dhe futet me guxim në tualetin e hapur e të mbipopulluar.
Aktorja, Karis, foli për ngjashmërinë që kjo skenë ka me ditën e saj në jetën e përditshme.
“Unë gjithmonë kam momente pasigurie, por e kam kushtëzuar veten që të veproj pa e vrarë mendjen”, tha Karis për Queerty.
“Ndërsa po xhironim, e lejova veten të ndihesha e pambrojtur. Më tmerroi ideja se me sa fanatizëm i kam ruajtur të gjitha ato emocione”shtoi ajo./A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=Tjg-ZSk31rw