Lezbiket më të paguara se heteroseksualet në tregun e punës
Pavarësisht ngjyrës së lëkurës, identitetit gjinor apo karakteristikave të tjera, minoritetet janë të paguara më pak se pjesa tjetër e popullsisë. Për çdo 1 dollar të fituar nga burra të bardhë në një punë me orar të plotë, gruaja e bardhë amerikane fiton mesatarisht 78 cent, kurse një grua latine vetëm 56 cent. As gejt nuk bëjnë përjashtim nga kjo gjë: ata fitojnë më pak se meshkujt heteroseksualë, rreth 5% në Francë dhe Britani, 12-16% në Kanada dhe Amerikë.
Por një minoritet duket se po performon më mire se të gjithë të tjerët: lezbiket! Pse vallë?
Kërkimi dhe mbledhja e të dhënave në këtë fushë është e vështirë, pasi të pyesësh njerëzit rreth orientimit të tyre seksual mund të jetë e sikletshme. Nga studimet e kryera në Kanada, Amerikë, Gjermany, Britani dhe Hollandë konkludohet se meshkujt gei dukshëm paguhen më pak se meshkujt heteroseksualë, ndërsa nga ana tjetër femrat lezbike paguhen shumë më mirë se femrat heteroseksuale. Në një anketim prej 29 studimesh të publikuar në Janar të 2015, Marieka Klawitter e Universitetit të Washington nxorri mesataren e pagave vjetore, ku lezbiket avantazhojnë me 9% përkundrejt heteroseksualeve, kurse meshkujt gei të disavantazhuar me 11% më pak se meshkujt heteroseksual.
Të shpjeguarit të këtij fenomeni ka disa teori të ndryshme. Një teori është ajo e diskriminimit pozitiv, kjo pasi punëdhënësit e shohin këtë kategori si më të përfshirë dhe më të dhënë pas pune sesa koleget e tyre heteroseksuale. Një tjetër teori lidhet me faktin e identititeti gjinor, ku atyre iu duhet të punojnë më shumë për të siguruara të ardhura ekonomike, në mungesë të një partneri mashkull.
Këto dhe shumë faktorë të tjerë konvergojnë në një pikë: gratë diskriminohen në tregun e tyre të punës pavarësisht orientimit seksual. Edhe pse statistikat flasin për paga më të kënaqshme, prapsëprapi lezbiket nuk mbeten një grupim i privilegjuar.Për tu pozicionuar në një vend të mirë këto të fundit ndeshin diskriminim gjatë intervistave për punë në relate më gratë heteroseksuale. Indeksi i varfërisë në cifteve lezbike është 7.9% krahasuar me 6.6% në ciftet heteroseksuale. /K.M/
Burimi: The Economist