Lewis Hamilton i drejtohet nipit me fjalët: “djemtë nuk veshin fustane”
/Screenshot Youtube
Lewis Hamilton ka shkaktuar polemika të shumta pasi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në të cilën ai i thotë nipit të tij: “Djemtë nuk veshin fustane princeshash”.
Në këtë video garuesi i “Formual One” shihet që ndihet i mërzitur pasi nipi i tij ka vendosur të veshi një fustan, që sipas Hamilton nuk i ka hije një djali.
Hamilton e nis videon duke parë drejt kamerës dhe duke shprehur zhgënjimin e tij. “Jam shumë i mërzitur tani, shini pak nipin tim…” , pasi thotë këto fjalë ai e drejton kamerën drejt djalit të vogël, i cili është shumë i gëzuar teksa mban veshur një fustan princeshe. Hamilton më pas e pyet në mënyrë thumbuese “Pse ke veshur një fustan princeshe, kjo është dhurata që ke marrë për Krishtlindje?”
Ndërkohë nipi përgjigjet shume i entuziasmuar, duke treguar se ndihet rehat me veshjet në ngjyrë lejla. Hamilton thotë në fund të video-s duke i diktuar në një farë forme nipit të tij këto fjalë: “Djemtë nuk veshin fustane”.
Video ka marrë shumë kritika pasi është publikuar në rrjetin Twitter nga disa ndjekës të Hamilton. Shumë persona ndihen të pezmatuar me fjalët që Hamilton i ka drejtuar nipit, duke e mësuar se qenka e gabuar të veshësh fustane nëse je djalë, duke përforcuar stereotipet gjinore kundër dëshirës së dikujt. Më poshtë gjendet video e plotë e hedhur fillimisht nga Hamilton në llogarinë e tij personale në Instagram:
https://www.youtube.com/watch?v=Zw_WI4IL5-M
/k.m/
Burimi: The Independent