BBC Stories, në një prej episodeve të saj më të fundit, ka publikuar historinë e dy aktivistëve të komunitetit LGBTI në rajon, Lendi nga Kosova dhe Jovani nga Serbia, të cilët me aktivizmin e tyre po thyejnë muret e paragjykimit në Ballkan, të cilët përforcohen më tej dhe nga barrierat e komunikimit mes shteteve dhe mosmarrëveshjet ndër vite.
Ata kanë vendosur të refuzojnë këshillat e prindërve të tyre për të mos vizituar njëri-tjetrin në qytetet e tyre përkatëse.
Një histori e ashpër e konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve etnikë në të kaluarën i ka mbajtur të ndara të dy komunitetet, por dy aktivistët e rinj LGBTI duan ta ndryshojnë gjendjen aktuale të krijuar me aktivizmin e tyre. Një mbretëreshë drag pas një tjetre.
Falë Jovanit dhe Lendit, mbretëreshat drag nga Prishtina performuan për herë të parë në Paradën e Krenarisë në kryeqytetin serb dhe mbretëresha serbe Ostroga, pati debutimin e saj disa javë më vonë në Prishtinë.
Aktivizmi për të drejtat e njeriut dhe kryesisht ai për komunitetin LGBTI+ prej shumë vitesh po bën bashkë aktivistët e rajonit, përtej ç’do barriere, duke shërbyer dhe si një shembull i shkëlqyer i pajtimit dhe ngritjes së urave të reja të bashkëpunimit.
https://twitter.com/Historiaime/status/1235326297154387978