Kuvendi i Irlandës Veriore refuzon maretsat brenda të njëjtës gjini
Politikanët në Stormont kanë votuar kundër martesës brenda të njëjtit seks për herë të katërt.
Kuvendi i Irlandës Veriore diskutoi për martesën brenda të njëjtës gjini, pas tre përpjekjeve të dështuara, për të dekrektuar ligjin.
Mocioni i sotëm mbi barazinë martesore, i propozuar nga Sinn Fein, dështoi nga dy vota, me 47 në favor dhe 49 kundër.
Megjithatë, martesa brenda të njëjtës gjini vazhdon të jetë e bllokuar nga DUP(Democratic Unionist Party), i cili ka përdorur një “peticion shqetësimi” për të siguruar se legjislacioni nuk do të kalonte edhe në qoftë se do të kalonte me shumicë vote.
Anëtari i Kuvendit DUP, Peter Weir tha: “Ky nuk është një debat serioz. Qartësisht kjo lëvizje është një sulm mbi simbolizmin e martesës dhe institucionin e martesës dhe një përpjekje për të ripërcaktuar martesën.
“Partia ime beson, dhe unë besoj gjithashtu, se martesa është midis një burri dhe një gruaje dhe nëse ne e ripërcaktojmë këtë, atëherë humbet thelbi i vetë martesës.”
Colm Eastwood i SDLP tha: “Ne kemi nevojë të na shohin duke përqafuar të gjithë anëtarët e komunitetit tonë.
“Nuk ka asnjë arsye pse Irlanda Veriore të jetë i vetmi vend në këto ishuj që nuk lejojnë martesën për çiftet e të njëjtës gjini.”
Drejtori i Programit të Irlandës Veriore për Amnesty International, Patrick Corrigan, tha: “Sipas fjalëve dhe veprimeve të tyre, shumë prej politikanëve të Irlandës Veriore po i bëjnë personat gej qytetarë të klasës së dytë në vendin e tyre.”
Irlanda e Veriut është e vetmja pjesë e Britanisë së Madhe pa martesë brenda të njëjtës gjini – martesat filluan në Skoci, Angli dhe Uells në vitin 2014. Edhe shtetet e varura nga Anglia, Jersey dhe Guernsey kanë legjislacion në fuqi për martesën brenda të njëjtës gjini.
Republika e Irlandës do të votojë sërish për propozimet për martesën brenda të njëjtës gjini më 22 maj.
Marrë nga: www.pinknews.co.uk