Kryeministri kanadez fiton çmimin ndërkombëtar për kauzën LGBT
Foto: Pink News
Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të marri çmimin ndërkombëtar “The Pinnacle Award” për kauzën LGBT. Ky çmimi do të prezantohet nga organizata “The International Gay&Lesbian Travel Association” (IGLTA) që do ti jepet kryeministrit pasi e ka shndërruar Kanadanë në një vend më mikpritës për personat LGBT+.
“Jam shumë krenare që ky çmim do ti jepet kryeminsitrit kanadez. Ai udhëheq një prej vendeve ku të drejtat LGBT janë më të respektuara se kudo tjetër. Edhe pse Kanadaja është një shtet social dhe shumë miqësor ndaj këtij komuniteti, kryeministri nuk ngurron të lobojë fort për të drejtat e këtij komuniteti” shprehet Juan Julia, kryetar i bordit për “Travel Daily News”.
Trudeau u kthye në kryeministrin e parë kanadez që marshon në Paradë dhe ka dalë në kopertinën e revistës “Attitude” për të folur për rëndësinë e të lobuarit për të drejtat LGBT+.
“Komuniteti LGBT+ është kthyer në emblematik për lobimin për të drejtat e njeriut. Kur njerëzit më pyesin se pse është kaq e rëndësishme që të marshoj në Paradë, unë iu përgjigjem se mbetet akoma shumë punë për të lobuar për të drejtat e një komuniteti që historikisht është turpëruar pasi identiteti i tyre nuk përputhet me normat që shoqëria imponon ndaj nesh” shprehet ai për revistën./k.m/
Burimi: Pink News