Raportet e krimeve të urrejtjes ndaj personave transgjinorë, duket se janë rritur me 37% vetëm brenda një viti, sipas shifrave të reja alarmante. Të dhënat zyrtare, të botuara të martën, konfirmojnë se krimet e urrejtjes ndaj personave transgjinorë në Angli dhe Uells po rriten me një ritëm më të shpejtë sesa për çdo grup tjetër të pambrojtur.
Ka patur 2,333 raportime për krime të urrejtjes ndaj personave transgjinorë në Angli dhe Uells nga Prilli 2018 – Mars 2019, ndërsa 1.703 në 2017/2018.
Raportimet e krimeve të urrejtjes anti-trans, janë katërfishuar që nga 2014/15, ku janë regjistruar vetëm 607 krime të tilla.
Edhe pse pritet të vijë njëfarë rritjeje e raporteve të krimit të urrejtjes, në përgjithësi për shkak të praktikave të përmirësuara të raportimit, gjithsesi rritja e mprehtë e urrejtjes anti-trans dhe raportet e krimeve të urrejtjes diferencojnë dukshëm me të dhënat për grupet e tjera.
Ka patur një rritje prej 25% të krimeve të urrejtjes bazuar në orientimin seksual, një rritje prej 14% të krimeve të urrejtjes bazuar në aftësi të kufizuara, një rritje prej 11% të krimeve të urrejtjes bazuar në racë dhe një rritje prej 3% të krimeve të urrejtjes bazuar në fe.
27% e raporteve të krimeve të urrejtjes anti-trans kanë rezultuar në vepra të dhunshme, ndërsa 24% ishin kërcënime dhe ngacmime, ndërsa 39% vepra të tjera të rendit publik.
Incidentet e krimeve të urrejtjes mund të përfshijnë një sulm fizik, dëmtim të pronës, ngacmim, kërcënim, abuzim verbal, fyerje ose abuzim në internet duke përdorur mediat sociale dhe kjo është sidomos e rëndë dhe më e shpeshtë ndaj komuniteteve vulnerabël. /l.k/