Kosovë: Çfarë do të sjellë e ardhmja për njerëzit LGBT?
Numri i njerëzve nga Kosova që kërkojnë azil në vendet e tjera evropiane për shkak të persekutimit për orientimn e tyre seksual është në rritje. Shtetet që konsiderojnë kërkesa të tilla duhet të shohin përtej kushtetutës progresive të Kosovës në krahasim me realitetin mjaft të ndryshëm në terren.
Pavarësisht se Kosova është një nga dhjetë shtetet evropiane që kanë të ndaluar me Kushtetutë diskriminimin në bazë të orientimit seksual, shoqëria e saj mbetet thellësisht tradicionale dhe madje armiqësore ndaj minoriteteve seksuale. Ky kontrast midis mbrojtjes progresive ligjore dhe qëndrimeve shoqërore konservative është i habitshëm. Kushtetuta e Kosovës është, e parë nga këndvështrimi i një mbrojtësi të të drejtave të njeriut, kryesisht e bazuar në kushtetutat e vendeve evropiane perëndimore të tilla si Franca dhe Gjermania.
Shumë aktorë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë qenë të përfshirë në këshillimin e Kosovës në thelbin e kuadrit të saj kushtetues dhe ka advokuar për pajtueshmërinë e saj me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut, siç është përfshirja e termit “orientim seksual ‘në nenin anti-diskriminues të Kushtetutës (neni 24). Kjo dha shkas për shumë kritika gjatë proçesit të hartimit, dhe disa delegatë dolën jashtë në shenjë proteste. Një tjetër dispozitë kyçe, përkufizimi i martesës, gjithashtu u hartua lirisht në mënyrë që mos të bëjë ndonjë referencë specifike ndaj gjinisë.
Duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, është e vështirë të imagjinohet se ka një komunitet LGBT. Nuk ka shenja të dukshme të tyre dhe sigurisht nuk ka bare apo klube gej. Konventat sociale diktojnë se shumica e të rinjve në Kosovë jetojnë me familjet e tyre derisa të martohen; ata që ‘dalin hapur’ si LGBT rrezikojnë të përzihen nga shtëpia, të izolohen nga familjet e tyre dhe të margjinalizohen nga komuniteti i tyre. Disa janë të martuar me shkesi pasi familja e tyre përpiqet të kontrollojë seksualitetin e tyre ose ‘ti kurojë’ ata. Në të vërtetë, shumë njerëz në Kosovë besojnë se individët LGBT janë të devijuar apo vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore. Pëvarësisht kësaj, komuniteti LGBT në Kosovë është shumë i gjallë dhe kohët e fundit një numër i vogël individësh LGBT kanë guxuar të thyejnë heshtjen dhe të flasin.
Në teori ekzistojnë garanci ligjore në Kosovë për të parandaluar diskriminimin, zyrtarët që konsiderojnë kërkesat për azil nga njerëz nga Kosova në bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor presin që ata të kenë qasje në mjetet juridike për të imponuar të drejtat e tyre, prandaj Kosova zakonisht klasifikohet si një vend ku njerëzit LGBT nuk janë në rrezik të persekutimit. Në të vërtetë, thotë një burim, ka një hendek të madh midis mbrojtjes ligjore në letër dhe zbatimit në terren. Raportet e diskriminimit kundër njerëzve LGBT me sa duket merren rrallë herë seriozisht nga policia dhe deri tani, asnjë rast diskriminimi në bazë të orientimit seksual nuk është sjellë para gjykatës.
Bazat për azil
Është gjithnjë e më e zakonshme për azil kërkuesit nga Kosova që të pretendojnë orientimin seksual si bazë të persekutimit; në të vërtetë, kjo nuk është unike për Kosovën, por më tepër pjesë e një trendi rajonal. Të ndihmuar nga interneti, i cili shërben si një platformë e rëndësishme për komunitetin e ndrydhur dhe underground LGBT të Kosovës. Njerëzit LGBT janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për të drejtat e tyre njerëzore. Ata nuk ndjejnë nevojë për të fshehur arsyet e vërteta të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor, kur kërkojnë mbrojtje nga dhuna në vendet e azilit.
Megjithatë, një aktivist i të drejtave LGBT në Kosovë vlerëson se më pak se një e treta e azilkërkuesve që pretendojnë azil për shkak të orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor janë të sinqertë. Sipas këtij aktivisti, shumë janë të dëshpëruar për tu larguar e për të gjetur një jetë më të mirë në vende më të pasura dhe jo domosdoshmërisht sepse janë të frikësuar nga përndjekja për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor në Kosovë.
Ti përkasësh një minoriteti seksual besohet nga shumë njerëz në Kosovë se ti rrit shanset për të fituar azilin dhe për këtë arsye, sipas një burimi, shumë njerëz LGBT e rrisin nivelin e kërcënimit me të cilin ata përballen dhe të tjerë gënjejnë se i përkasin një minoriteti seksual. Një anëtar i komunitetit LGBT i intervistuar nga autori thotë se “duke pretenduar se persekutohen si persona LGBT është bërë e vetmja mënyrë potencialisht e suksesshme për tu larguar nga Kosova”. Një tjetër aktivist i të drejtave LGBT thotë se shtetet të cilat shqyrtojnë çështjet e azilkërkuesve janë bërë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për njerëz nga Kosova. Për fat të keq, kjo minimalizon kredibilitetin e njerëzve LGBT që me të drejtë kërkojnë mbrojtje kundër abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut.
Transgjinorët: një rast më vete
Ndryshe nga homoseksualët dhe lezbiket, transgjinorët nuk njihen nga Kushtetuta edhe pse nuk ka ligje që kriminalizojnë në mënyrë aktive sjelljen transgjinore. Kjo nuk nënkupton se të drejtat e transgjinorëve janë të mbrojtura. Ndërsa homoseksualët dhe lezbiket po punojnë ngadalë për të fituar më shumë shikueshmëri dhe njohje sociale, kjo nuk ndodh për nën-grupin e transgjinorëve.
Njerëzit në Kosovë nuk i kuptojnë aspektet më të ndërlikuara të identitetit gjinor dhe madje edhe brenda komunitetit LGBT ka një mungesë edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi çështjet transgjinore. Për më tepër, pak njerëz transgjinorë në Kosovë identifikohen si të tillë; ata janë të izoluar, shpesh të paaftë për të artikuluar identitetin e tyre gjinor dhe nuk formojnë një komunitet të ngushtë. Në këto rrethana, ata që janë në pozita të trajtimit të kërkesave për azil duhet të bëjnë pyetjet e drejta dhe të marrin parasysh ndjeshmërinë e veçantë të këtij nën-grupi. Për momentin nuk ka asnjë tregues se kjo ndodh.
Gati pesë vjet pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës, mbrojtja për individët LGBTI në Kosovë mbetet e pasigurtë, dhe hendeku mes dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe fakteve në terren përgjithësisht nuk merren parasysh kur rastet e azilit vlerësohen nga vendet e mundshme të azilit. Kosova mund të trokasë në derën e Bashkimit Evropian shumë shpejt, por ajo ende ka një rrugë të gjatë për të bërë në zbatimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për njerëzit LGBT në një standard evropian.
Për më shumë klikoni në : Forced Migration