Kosova organizon Paradën e parë të Krenarisë!
Pas tre marshimeve në kuadër të Ditës kundër Homofobisë të organizuara tre vitet e fundit, Kosova organizon Paradën e Parë të Krenarisë për komunitetin LGBT. Nën moton ‘’Në emër të Dashnisë’’ parada synon të sjellë vizibilitet të komunitetit LGBT në shoqërinë kosovare duke transmetuar mesazhin se ky komunitet dashuron sikurse gjithë qytetarët e tjerë dhe ka ardhur koha që paragjykimet që shoqëria kosovare ka për këtë komunitet të zhduken.
Parada do të zhvillohet në datën 10 Tetor në orën 11:30 me pikënisje sheshin ‘’Skënderbe’’ dhe do të përmbyllet në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’. Parada do të pasohet nga një koncert i shkurtër dhe fjalim për aktivitetin në fjalë.
‘’Organizatat bashkëpunuese në organizmin e Paradës theksojnë rëndësinë e këtij aktiviteti në një shtet si Kosova për të ritheksuar dhunën dhe diskriminim që ky komunitet e ndesh në përditshmërinë e tij si edhe nevojën më ligje e strategji më efiçente’’, thuhet dhe në komunikatën për media dërguar nga organizatorët e Paradës së Krenarisë.
Në sondazhin e vitit 2015 “Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor” nga National Democratic Institute, Kosova u listua si vendi më homofobik në rajon ku margjinalizimi që ky komunitet ndesh përfshin të gjitha sferat e jetës.
Dy organizatorët e Paradës, organizatat CEL dhe CSGD në bashkëpunim me shumë organizata të tjera ftojnë të gjithë qytetarët, aktivistët nga rajoni dhe aktorë të tjerë nga shoqëria civile ti bashkohen këtij manifestimi. Përpara Paradës mund tiu bashkoheni dhe aktivitetete kulturore dhe sociale gjatë Javës së Krenarisë midis 6-9 Tetor 2017./k.m/