Konferenca për familjen në Milano, studenti gej largohet me forcë
Në fund të konferencës për familjen tradicionale në Milano, një student gej 22 vjeçar doli në skenë dhe sapo tha se ishte aty për të bërë një pyetje ndaj folësve dhe audiencës, ai u ndërpre nga drejtori i Fondacionit Tempi i cili i tha “Ti je këtu për të na çarë trapin”.
Të ftuarit dhe paneli filluan të bërtasin me fyerje të ndryshme ndaj studentit, mes të cilëve deputeti i Fratelli d’Ítalia (ish ministër i mbrojtjes në qeverinë e Berlusconit) Ignazio La Russa thërriste “bythqir”.