Komuniteti LGBTI+ në Bosnje afirmon ekzistencën përmes filmografisë
Këtë shkurt në Sarajevë do të zhvillohet edicioni i shtatë i “Merlinka International Queer Film Festival”, i organizuar çdo vit me qëllimin për të promovuar artin dhe kulturën “Queer”.
Video-ja më poshtë tregon Sarajevën 11 vite më parë. Bëhet fjalë për shtator 2018 kur organizata “Q” e cila ishte aktive asokohe planifikoi një festival kulturor 4 ditor por që u anullua për shkak të disa incidenteve të dhunës.
Disa vite më vonë, “Sarajevo Open Center” – një organizatë lokale e fokusuar në advancimin e të drejtave LGBTIQ nisi organizimin e aktiviteteve kulturore, sikurse aktiviteteve muzikore, panele diskutimi dhe shfaqje filmash. Që prej 2013 kjo risjellje e festivalit Merlinka me tematikë komunitetin LGBTIQ+ ka tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë çdo vit me varietetin e programeve, tregojnë organizatorët.
Përmes këtyre përpjekjeve, komuniteti LGBTI+ në Bosnje ka fituar më shumë vizibilitet dhe ndjeshëm është rritur ndërgjegjësimi i shoqërisë boshnjake për këtë temë. Edicioni i radhës do të zhvillohet në Sarajevë midis datave 7-9 shkurt 2019, duke u kthyer në edicionin e 7 rresht të këtij festivali.
Festivali, i themeluar në Beograd, e ka origjinën tek transseksualja Vjeran Miladinovic Merlinka, punonjëse seksi e cila u vra në 2003./k.m/
Burimi: NewsMavens