Komuniteti LGBTI i kërcënuar nga presidentët e ekstremizmit të djathtë
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, i njohur edhe për bindjet e tij anti-LGBT, është shprehur se vendi i tij qëndron përkrah SHBA-së në përpjekjet e tyre për të respektuar “mënyrën tradicionale të jetës familjare”.
Në një konferencë për shtyp me presidentin amerikan Donald Trump, Bolsonaro gjatë vizitës së tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, tha se ata duhet të qëndrojnë së bashku kundër “lajmeve të rreme” dhe “qëndrimeve politikisht korrekte”.
Trump iu drejtua grupit të gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ai ishte i kënaqur në pritjen e presidentin brazilian të së djathtës ekstreme. Ai gjithashtu përgëzoi Bolsonaron për fitoren e tij “të jashtëzakonshme” në zgjedhje dhe tha se pret që ata të kenë një bashkëpunim të frytshëm, meqenëse “ndajnë pikëpamje që janë shumë të ngjashme”.
Bolsonaro tha se Brazili dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë së bashku për të siguruar lirinë e nevojshme që “do t’i ndihmojnë zhvillimit të jetës tradicionale familjare, në lidhje me perëndinë krijuesin tonë, kundër qëndrimeve politikisht korrekte dhe kundër lajmeve të rreme”.
Ky është udhëtimi i parë i Bolsonaros në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin Trump. Presidenti anti-LGBT, u zgjodh tetorin e kaluar duke shenjuar dhe sulmuar komunitetin LGBT + në vend.
Ai e përshkroi veten si “homofobik dhe shumë krenar në lidhje me këtë”, ndërkohë në vitin 2011, tha për “Playboy” se ai më mirë do të preferonte të vdiste sesa biri i tij të ishte homoseksual.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Bolsonaro gjithashtu përsëriti se ai do ta godiste një çift homoseksual nëse i shihte ata duke puthur në publik. Në përpjekje për të mbrojtur këto komente, Bolsonaro i krahasoi njerëzit homoseksual me “të drejtën e një pedofili për të kryer marrëdhënie seksuale me një dy vjeçar”.
Presidenti brazilian, gjithashtu ka premtuar të heqë referencat për njerëzit LGBT + nga tekstet shkollore. /l.k/
Burimi: Pinknews