Kleriku i njohur Saudit: Homoseksualët nuk duhet të ndëshkohen
Një dijetar i njohur saudit musliman ka folur hapur kundër persekutimit të homoseksualëve.
Homoseksualiteti është ilegal në Arabinë Saudite, me ndëshkime të ashpra duke filluar nga rrahje me kamzhik e deri tek dënimi me vdekje.
Por Dr. Salman al-Ouda, një anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë dhe drejtor i Islami Sot, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund persekutimit të homoseksualëve.
Sipas Jerusalem Post, ai pohoi në një intervistë: “Edhe pse homoseksualiteti është konsideruar si një mëkat në të gjithë librat e shenjtë semitë, nuk kërkon dënim në këtë botë. Është mëkat që do të shoqërojë mëkatarin në jetën pas vdekjes.”
Ai shtoi: “Homoseksualët nuk shmangen nga Islami. Homoseksualiteti është mëkat i madh, por ata që thonë se homoseksualët devijojnë nga Islami, ata janë devijuesit e vërtetë.
“Duke dënuar me vdekje homoseksualët, ata po kryejnë një mëkat më të rëndë edhe se vetë homoseksualiteti.”
Ai shtoi: “Edhe pse homoseksualiteti nuk e distancon veten nga Islami, Islami nuk inkurajon individët të cilët tërhiqen nga i njëjti seks, të tregojnë ndjenjat e tyre në publik.”
Kleriku, një figurë me ndikim në Arabinë Saudite i cili dikur ka qenë i burgosur politik, ka provokuar një reagim të ashpër në vend, ku opinioni publik është fuqishëm anti-LGBT.
Shpesh është e vështirë të konfirmohen të dhënat për homoseksualët e dënuar në sistemin e drejtësisë të Arabisë Saudite, pasi aktet homoseksuale me miratim, shpesh janë të padallueshme sipas ligjeve të vendit nga përdhunimi apo pedofilia.
Por muajin e kaluar është raportuar se prokurorët në vend po bëjnë presion që të zbatohet dënimi me vdekje për homoseksualitetin – për shkak se media sociale po i kthen njerëzit në gej./A.A.