Kjo vogëlushe transgjinore bindi një vend të tërë të ndryshojë ligjet e veta
Historia e Willa Naylor, 8 vjeçare, ishte aq e fuqishme saqë bindi ligjvënësit të ndryshonin ligjin.
Fëmija transgjinor është nga Malta, që tashmë ka ligjin më progresiv për transgjinorët se kudo në botë.
Tashmë është miratuar Akti i Identitetit Gjinor, i Shprehjes së Gjinisë dhe Karakteristikave Seksuale falë përpjekjeve të një vajze të vogël.
Projektligji kur u miratua, ju dedikua Willa-s.
Ajo tha për ABC Malta: “Mbaj mend se pashë një palë këpucë rozë dhe i doja shumë.
“Mikesha e nënës sime që ishtë me ne tha se nuk ishte mirë që një djalë të thotë se dëshiron këpucë rozë.”
Nëna e saj Bex Naylor thotë se Willa ka zgjedhur lodra dhe veshje vajzash që kur ka filluar të ecë e flasë.
“Unë mendoja se po rrisja një djalë dhe gjithmonë i thoja asaj:” oh jo zgjidh gjëra djemsh”, dhe tani ndjehem keq për këtë, por ne thjesht nuk e kuptonim,” tha ajo.
“Ajo nuk mund të miqësohej me fëmijë, madje kaloi vite në shkollë duke mos folur me fëmijët e tjerë.
“Mjekët më thoshin se ajo kishte memecëri selektive.
“Ne kaluam shumë vite pa e ditur se çfarë problemi kishte.”
Babai i saj tha se të mësonte se fëmija e tij ishte transgjinore ishte shumë e vështirë.
“Është një lloj procesi zie. Ju duhet të lini pas krahëve gjithçka që keni menduar se ishte dhe të gjithë emrat e përkëdhelive.
“Shpesh unë them” bir”, si përkëdheli, dhe të gjitha këto gjëra të vogla duhet të zhduken.
“Ishte e vështirë, por pastaj pamë se sa e lumtur ishte ajo.”
Por Willa ishte në gjendje të ishte vetvetja vetëm në shtëpi.
Në shkollë, legjislacioni thoshte se duhet të shkonte si djalë, dhe shkolla nuk mund ta ndryshonte regjistrimin e saj.
Ata kishin nevojë që qeveria të ndryshonte rregullat në mënyrë që ajo të mund të njihej ligjërisht si vajzë edhe në shkollë.
“Ne u takuam me Ministrat dhe ministri përgjegjës për vënien në jetë të këtij legjislacioni të ri dha leje që Willa të shkojë në shkollë si vajzë”, tha nëna e Willa-s.
“Ka fëmijë në këtë vend që gjatë fundjavës mund të jenë vetvetja dhe të hënën në mëngjes të veshin uniformën e gjinisë tjetër.
“Kjo ishte e tmerrshme. Më dukej sikur po e vrisja fëmijën tim çdo herë që i vishja uniformë djali gjatë asaj kohe.”
Fushata e tyre ishte aq e suksesshme saqë Akti i Identitetit Gjinor, i Shprehjes së Gjinisë dhe Karakteristikave Seksuale u bë ligj, dhe lëshoi udhëzime të reja për shkollat.
Malta tani ka ligjet më miqësore për personat transgjinorë se kudo në botë./A.A.