Kjo platformë teknologjike jep akses ndaj një interneti të lirë nga diferencat gjinore
Kjo platformë i lejon përdoruesit e saj të aksesojnë internetin pa u detyruar të plotësojnë formularë online në lidhje me identitetin e tyre gjinor. Kjo u bë e mundur nga organizatorët e paradës gej të Kopenhagen, të cilët shprehen se është pa sens t’iu përgjigjesh këtyre pyetjeve kur regjistrohesh dhe “lundron” në faqe të ndryshme të internetit.
Pyetjet mund të jenë të vështira për t’iu dhënë një përgjigje për ata që kanë ndryshuar gjini ose ata të cilët nuk identifikohen me ndarjen klasike mashkull – femër të identitetit gjinor.
Parada e Kopenhagen e lançoi këtë platformë nëpërmjet një videoje që demonstron panevojshmërinë për përcaktimin arbitrar të gjinisë dhe identitetit gjinor. Organizata thekson se në vitin 2016, pas shumë vitesh përpjekje qeveria daneze më në fund ndaloi së klasifikuari njerëzit transgjinorë si të sëmurë mendorë.
“Ditët e sotme identiteti gjinor është një terren mjaft fleksibël dhe shumë njerëz nuk ndihen të identifikuar me normat klasike të ndarjes në dikotominë grua-burrë” shprehen aktivistët e paradës së Kopenhagenit në një deklaratën për shtyp.
Gjithashtu u citua dhe një anketim i realizuar nga National Geographic ku rezultatet treguan se 50% janë të mendimit se identiteti gjinor duhet para si një spektër plot diversitet dhe jo ndarje dualiste.
Platforma “Gender Free Internet” është e aksesueshme në linkun e mëposhtëm, e lejueshme në browser-in Chrome. /k.m/
http://www.genderfreeinternet.com/
Burimi: Pink News