Kisha Ortodokse Ruse “Kisha mund ta kurojë homoseksualitetin”
Foto: Twitter
Lideri i Kishës Ortodokse Ruse u shpreh se kisha e ka fuqinë për të kuruar homoseksualitetin nëpërmjet terapisë konvertuese. Peshkopi i dioqezës në Moskë u shpreh se kisha mund ti “kthejë” personat LGBT drejt rrugës së duhur, në mënyrë që këta persona të krijojnë familjen “e shëndetshme” në të ardhmen.
Lideri u shpreh se ka një eksperiencë të gjatë në kurimin e personave gej, duke treguar për shumë raste kur personat gej janë shndërruar në “straight”. “Duke e njohur homoseksualitetin si mëkat, ne kemi besimin që njerëzit do ta kuptojnë se e vetmja lidhje e shëndetshme është raporti midis një burri dhe një gruaje” u shpreh lideri fetar.
Edhe pse pushteti i Kishës shtrihet vetëm brenda qytetit të Moskës, peshkopi ka fuqinë të influencojë pjesën tjetër në vend. Që prej lançimit të ligjit kundër të ashtuquajturës “propaganda ruse” në vitin 2013, të drejtat dhe siguria e komunitetin LGBT+ ka qenë e cënuar. Konteksti social i ka shtyrë shumë veta të largohen nga vendi nga frika e persekutimit.
Edhe pse terapia konvertuese është ende ilegale në shumë vende në botë duke përfshirë Kinën dhe Maltën, kjo terapi mbetet legale në Britaninë e Madhe./k.m/
Burimi: Pink News