Kina ka publikuar studimin e parë mbi personat transgjinorë dhe rezultatet janë shokuese
Raporti i mbarë në shkallë vendi në Kinë i fokusuar mbi popullatën trans ka nxjerrë në pah rezultate befasuese me nivel të lartë të depresionit dhe dhunës brenda këtij komuniteti.
Sondazhi i publikuar këtë javë nxorri në pah se një numër i lartë personash transgjinorë ose persona me identitet gjinor të papërcaktuar jetojnë në varfëri dhe nuk kanë akses ndaj shërbimit mjekësor.
46% e pjesëmarrësve u shprehën se e kanë konsideruar disa herë gjatë jetës së tyre vetëvrasjen ose vetë-gjymtimin, ndërsa 12.7% e tyre kanë tentuar vetëvrasjen. Në Maj një konferencë për LGBT u anullua pasi policia arrestoi nëntë aktivistë dhe iu tha se aktivitetet e tyre nuk ishin të mirëpritura në qytet.
Po këtë vit autoritetet e qeverisë kineze tentuan të bllokojnë në internet aksesin ndaj informacioneve në lidhje me LGBT. Ky studim i ri nxorri në pah se personat trans përballen me nivel të lartë abuzimi verbal, fizik, emocional në shkollë, shtëpi, punë dhe hapësira publike: 73% e të anketuarve u shprehën se vuajnë nga ankthi ndërsa 60% shprehen se kanë rënë në depresion. Më poshtë gjendet dhe video ndërgjegjësuese nga ky studim:
Nisur nga gjendja e rënduar psikologjike të anketuarit u pyetën nëse kanë kërkuar konsulencë mjekësore ose vizitë tek terapisti. Shumica shprehet se iu duket e kotë vizita tek psikologu pasi ky i fundit nuk e mirëkupton situatën e tyre. Faktorë ekonomikë përbëjnë barrier për personat transgjinorë në aksesin e tyre ndaj shërbimit shëndetësor, sidomos trajtimeve që nuk përfshihen në programin shëndetësor shtetëror. Kjo mbetet problematike dhe për kirurgjinë e ndryshimit gjinor e cila duhet të kryhet si kusht paraprak në mënyrë që të ndyshohet gjinia në dokumentet zyrtare.
Për këtë arsye një nga rekomandimet e publikimit është shfuqizimi nga qeveria i ligjit që kërkon ndryshimin e gjinisë nëpërmejt kirurgjisë për të siguruar mundësinë e ndryshimit në dokumentet zyrtare të gjinisë.
2.060 persona morën pjesë në këtë studim, e cila u realizua nga Qendra për LGBT e Pekinit, nga Universiteti i Pekinit dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara./k.m/
Burimi: Pink News