Këshilli i Qytetit të Romës jep miratimin për regjistrimin e bashkimeve civile
Italia bëri një tjetër hap të vogël përpara në luftën për martesat brenda të njëjtit seks javën e kaluar, kur Këshilli i Qytetit të Romës dha miratimin për regjistrimin e një bashkimi civil. Ky veprim, i cili është i diskutueshëm në këtë vend konservator, u përmend si historik nga disa, pasi do të thotë se pavarësisht se nuk ka status ligjor në Itali, bashkimet civile tani do të regjistrohen në qytet.
Tullumbace në formë zemre u lëshuan pas votimit në të cilin 32 e miratuan këtë veprim, 10 ishin kundër, dhe një abstenim.
Ndryshimi u mbështet nga kryetari i bashkisë të Romës Ignazio Marino, i cili ka qenë një mbështetës për një kohë të gjatë i bashkimit civil brenda të njëjtit seks, dhe tha se ishte një “moment historik “.
Ai tha: “Ky nuk është vetëm një akt mirësjelljeje dhe respekti ndaj njerëzve, por na rreshton me pjesën tjetër të botës perëndimore, në përputhje me vendet kryesore evropiane, me të cilët ndajmë historinë tonë politike dhe kulturore.”
Kryetarët e komunave të tjera e kanë transkriptuar tashmë bashkimin civil brenda të njëjtit seks në regjistrat e qyteteve të tjerë.
Marrë nga: pinknews.co.uk