Kasti i aktorëve të Hamilton i drejtohet Mike Pence pasi audienca e fërshëllen atë
Mike Pence u fërshëllye nga publiku i muzikalit Hamilton këtë të premte, duke bërë që kasti i aktorëve ti jepte një mesazh të rëndësishëm për diversitetin zëvendës-presidentit të zgjedhur.
Kur Pence mbërriti në muzikalin hip-hop në New York në Teatrin Richard Rogers, anëtarë të publikut filluan ta fërshëllenin atë ndërsa ai po shkonte drejt vendit të tij.
Ndërsa disa njerëz brohorisnin për dorën e djathtë të Trump-it, shumë të tjerë filluan ta fërshëllenin duke shkaktuar që disa njerëz në audiencë të shpërndanin videoklipe të reagimit në mediat sociale.
Publiku në mënyrë periodike fërshëlleu guvernatorin e Indiana-s gjatë gjithë shfaqjes, dhe gjatë pushimit shumë veta besuan se ai kishte ikur për shkak të rrëmujës që shkaktoi.
Megjithatë, në fund të performancës kasti i aktorëve doli në skenë dhe falënderoi të pranishmit. Brandon Dixon i cili luan zëvendës-presidentin Aaron Burr, ju drejtua drejtpërdrejt Pence.
“Mike Pence ne ju mirëpresim këtu. Ne jemi amerikanët e shumëllojshëm që janë të alarmuar dhe të shqetësuar se administrata juaj e re nuk do të na mbrojë ne, planetin tonë, fëmijët tanë, prindërit tanë apo të mbrojë dhe mbështesë të drejtat tona të patjetërsueshme.
“Zotëri, ne me të vërtetë shpresojmë që kjo shfaqje tju ketë frymëzuar që të mbështesni vlerat tona amerikane dhe të punoni në emër të të gjithë ne.
“Ne ju falënderojmë që ndoqët këtë histori të mrekullueshme amerikane, e treguar nga një grup i larmishëm burrash dhe grash të ngjyrave, besimeve dhe orientimeve të ndryshme,” shtoi Dixon.
Dixon inkurajoi të pranishmit që ta shpërndajnë fjalimin në internet, duke deklaruar se “nuk ka asgjë për të fërshëllyer këtu, zonja dhe zotërinj, ne po tregojmë një histori dashurie.”
Zëvendës President i ri, Mike Pence më parë ka sugjeruar që të hiqet financimi i parandalimit të HIV në mënyrë që terapia e ‘kurës gej’të sponsorizohej nga shteti.
Guvernatori gjithashtu konfirmoi planet për të hequr mbrojtjen ekzekutive të Barack Obamës për të drejtat e LGBT, në mënyrë që “çështja e tualeteve për transgjinorët të mund të zgjidhet në nivel lokal”.
Një hetim zbuloi gjithashtu se Pence ka miratuar nene ekstreme anti-LGBT, kur ai ishte kreu i revistës Indiana Policy Review në vitet 1990. Duke përfshirë edhe një artikull i cili nënkuptonte se “gaydom” ishte një “gjëndje patologjike”, dhe argumentoi se gazetarët gej do të ishin të njëanshëm në raportim, për shkak të seksualitetit të tyre./A.A.