Kartat e identitetit dhe pasaportat në Maltë do ta kthejnë në opsionale përcaktimin e gjinisë
Personat që nuk dëshirojnë të specifikojnë gjininë në dokumentet e identifikimit mund ti ndryshojnë detajet e gjinisë, duke e markuar me shenjën e X, i cili ka hyrë në fuqi prej disa ditësh. Çdokush që nuk dëshiron të përcaktojë nëse është mashkull apo femër në dokumentet e tyre, tanimë e ka në dorë ta ndryshojë duke siguruar një deklaratë betimi të firmosur nga noteri, u shpreh Ministria e Barazisë Helena Dalli.
Ka një licencë që të lejon të jesh vetvetja dhe qeveria e miraton dëshirën e cilitdo qytetar për të qenë i lirë të identifikohet me identitetin që dëshiron, u shpreh ministria për gazetarët.
Ajo theksoi se në të kaluarën, ata të cilët nuk identifikoheshin as si meshkuj, as si femra trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë. Por e tashmja flet ndryshe, duke e kthyer Maltën në një shtet-model për shtetet e tjera.
Sekretarja parlamentare për Reformat,Nënshtetësinë dhe thjeshtëzimin e proceseve administrative, Julia Farrugia shpjegoi se procedura është shumë e thjeshtë dhe cilido që dëshiron të ndryshojë identitetin gjinor në dokumente, mund ta kryejë brenda një kohe shumë të shkurtër.
‘’Për ata që duan të ndryshojnë të dhënat në pasaportë, kartën e identitetit ose lejen e qëndrimit mund të aplikojnë për qarkuesin X, që e kthen gjininë në të papërcaktuar. Procedura është e shpejtë dhe nuk përfshin pyetje të sikletshme ose ekzaminim i pamjes së jashtme të aplikantit,’’ shprehet sekretarja Farrugia.
Ajo gjithashtu theksoi se mekanizmat e nevojshëm janë përditësuar, duke insistuar se nuk do të ketë ndryshime në nivelin e sigurisë pavarësisht procedurave të thjeshtëzuar./k.m/