Kanadaja do tu kërkojë falje qytetarëve të saj gej
Para vitit 1969, seksi midis dy personave të gjinisë së njëjtë ishte i paligjshëm në Kanada; shumë njerëz u burgosën dhe ju shkatërrua reputacioni si rezultat i kësaj. Ashtu si në SH.B.A., personat LGBT Kanadezë përziheshin nga pozicionet e ushtrisë dhe shërbimit publik, dhe kjo ndodhte deri në dekadat e fundit. Tani, kryeministri i ri liberal i Kanadasë, Justin Trudeau, po planifikon të kërkojë falje për trajtimin e keq në të shkuarën të personave LGBT në vend, të fshijë të dhënat për të dënuarit sipas ligjeve homofobike, dhe ndoshta të kompensojë ata që janë prekur prej tyre.
Njoftimi bëri që disa amerikanë LGBT të pyesin veten nëse një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Amerikë. Përgjigja është e shkurtër: jo.
Arsyeja më e qartë për të besuar se Amerika nuk do të ndjekë shembullin e Kanadasë në rrugën e shlyerjes, është se ajo kurrë nuk e ka bërë diçka të ngjashme. Kombi ende duhet të kërkojë falje për skllavërinë, e cila nuk u abrogua deri në vitin 1865, ose të ofrojë dëmshpërblime financiare për pasardhësit e afrikano-amerikanëve të robëruar (edhe pse një panel i Kombeve të Bashkuara e sugjeroi një veprim të tillë). Përveç kësaj, Barack Obama, kur vizitoi Japoninë në muajin maj, nuk kërkoi falje për bombat bërthamore të lëshuara në Hiroshimë dhe Nagasaki, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Me sa duket “Më vjen keq” nuk është fjalë amerikane.
Një tjetër mendim është se një apologji zakonisht vjen pasi një gabim është përligjur. Në SH.B.A., amerikanët LGBT ligjërisht ende mund të pushohen nga puna dhe të përzihen nga shtëpitë e tyre në disa shtete. Të drejtat transgjinore janë gjithashtu ende të debatueshme në shumë vende, dhe projekt ligjet antigej “liria fetare” ende propozohen dhe miratohen rregullisht. Burrave gej dhe biseksualë gjithashtu nuk u lejohet të dhurojnë gjak nëse kanë patur një përvojë seksuale brenda të njëjtit seks në një vit. Në këtë pikë, një apologji nga qeveria amerikane do të ishte shumë e parakohshme./A.A.