Kanadaja do të pranojë refugjatët gej nga Siria
Qeveria e re e Kanadasë ka marrë masa të veçanta për të pranuar refugjatët gej – por meshkujt beqarë nuk do të pranohen.
Lajmi vjen pasi qeveria e re Liberale e vendit përcakton angazhimet e saj për sistemimin e krizës në Siri.
Partia ka premtuar të pranojë 25.000 refugjatë sirianë – dhe konfirmoi sot se shumica e refugjatëve do të jenë gra, fëmijë dhe familje.
Midis shqetësimeve të sigurisë, vendi nuk ka në plan të pranojë meshkuj të pashoqëruar – por do të bëjë një përjashtim për meshkujt gej, të cilët përballen me persekutim në Siri, si nga qeveria po ashtu edhe nga grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik.
ISIS ka organizuar qindra ekzekutimeve publike për burra të akuzuar për homoseksualitet, edhe pse ata japin pak prova që ata burra janë me të vërtetë gej.
Ottowa Citizen raporton: “Qeveria është e vetëdijshme se gejtë mund të persekutohen, dhe për këtë arsye ka në plan që ti përfshijë ata në procesin e përzgjedhjes që synon shpëtimin e disa prej refugjatëve më të rrezikuar të rajonit.”
Premtimi për të pranuar refugjatë ishte një gur themeli i angazhimeve të kryeministrit të ri Justin Trudeau. Aleati i etur LGBT gjithashtu tregoi angazhimin e tij për barazi duke emëruar një kabinet të ndryshëm me barazi gjinore./A.A.