Kalifornia miraton librat e historisë që përfshijnë lëvizjen e komunitetit LGBT
Kalifornia është shteti i parë që miraton për shkollat fillore tekstet mësimore të historisë duke përfshirë dhe lëvizjen LGBT.
Shteti kalifornian është shteti i parë në Amerikë që ka aprovuar tekstet mësimore me përqasje përfshirëse edhe ndaj komunitetit LGBT.
Dy tekste mësimore të mëparshme u refuzuan si propozime pasi ato nuk përmbanin historikun e lëvizjes LGBT si edhe ishin në kundërshtim me aktin ligjor për edukimin.
Legjislacioni në fjalë, i hartuar prej Mark Leno kërkon prej shkencave sociale dhe kurrikulumeve shkollore të edukojnë rreth historikut të komunitetit LGBT si dhe njerëzve me aftësi të kufizuar.
Ky vendim është përshëndetur nga organizata jo-qeveritare ”Equality California”. Drejtori ekzekutiv i saj, Rick Zbur u shpreh:
‘‘Kjo fitore e shumëpritur është mundësia e artë për studentët në Kaliforni për të mësuar rreth kontributit dhe historisë së personave LGBTIQ+. Miratimi i këtyre teksteve nënkupton se shkollat do të kenë akses ndaj materialeve të aprovuar nga qarqet akademike, me informacion të sakt rreth personave LGBTQ”.
Më herët këtë vit kalifornian bëri progres në njohjen ligjore të gjinisë së tretë. Senati shtetëror miratoi projektligjin që lejon individët të zgjedhin gjininë e tretë në dokumente zyrtare si për shembull: leja e qarkullimit dhe certifikatat e lindjes.
Momentalisht kalifornianët që duan tëndryshojnë gjininë e tyre në dokumentet zyrtare duhet të sjellin prova se kanë marrë trajtim mjekësor për të ndryshuar fizikisht. /k.m/
Burimi: Pink News