Jeta e një nëne me dy fëmijë transgjinorë
Në një intervistë të kohëve të fundit me Good Housekeeping, Beth McGarrity ka folur rreth asaj se si është të kesh të dy fëmijët transgjinorë.
Beth është nëna e dy fëmijëve – djalit Gavin dhe vajzës Raiden.
Megjithatë, ajo që e bën këtë familje pak më të ndryshme, është se të dy fëmijët e Beth dolën hapur si transgjinorë- vetëm një muaji pas njëri-tjetrit në vitin 2011.
Gavin ishte i pari që i tregoi nënës së tij se kishte qenë gjithmonë djalë dhe nuk mund të vazhdonte më ta gënjente.
“Unë kam pasur shumë gjëra në kokë dhe nuk kam dashur t’jua them, sepse e dija se edhe ju kishit shumë probleme,” i tha ai nënës së tij pasi kishte kërkuar mbi identitetin gjinor në internet.
“Unë e kam kuptuar se çfarë po ndodh me mua. Unë jam transgjinor. Gjithmonë kam dashur të jem djalë “, pranoi ai, me mbështetjen e plotë të motrës së tij.
Raiden (ose Rai), më e madhja, doli hapur një muaj më vonë, pas vitesh të palumtura dhe ngacmimi në shkollë.
Ajo përshkroi luftën e saj për t’u përshtatur dhe për t’u pranuar dhe i bëri jehonë ndjenjave të vëllait të saj – ajo nuk mund të jetonte më në një gënjeshtër.
Beth tha se instinkti i saj ishte për ti thënë fëmijëve të saj saktësisht se sa të dashur ata të dy ishin – dhe gjithmonë do të ishin- nga ajo dhe burri i saj Russ.
“Unë do t’ju mbështes pavarësisht çdo gjëje,” i tha ajo fëmijëve të saj adoleshentë.
Megjithatë, ajo pranon se të zbulonte se fëmijët e saj ishin të dy transgjinorë ishte gjithashtu shqetësuese, pasi kishte frikë me përballjen e fëmijëve të saj me ngacmimin dhe refuzimin.
Gjithashtu ajo tregoi se shumë herë kishte dëshmuar vetë se si fëmijët e saj ju ishin nënshtruar vështrimeve, fyerjeve dhe fishkëllimave.
Pavarësisht vështirësive fillestare, Beth thotë se familja e saj është tani është më e lumtur se kurrë.
Ajo thotë se ka arritur edhe ta kthejë pak situatën në ironike.
“Unë gjithmonë doja një djalë e një vajzë”, thotë ajo. “Tani ende i kam!”
“Ndjej se fëmijët e mi tani janë të sigurtë dhe unë mund të ulem rehat dhe të marr frymë thellë.
“Ata janë të lumtur. Dhe çdo minutë që kalojmë me ta, ndjej se është një dhuratë, “thotë ajo./A.A.