“Je homoseksual, do të djeg” Babai i hedh benzinë djalit 15-vjeçar
Historia fatkeqe e djalit me origjinë nga Libia, Nasser El-Ahman i cili për vite të tëra është torturuar dhe nga babai i tij pasi ishte homoseksual ka shokuar Gjermaninë. Babai dhe dy dajat e tij nisën të dyshonin se ai ishte homoseksual rreth tre vite më parë. Ishte vetëm 15 vjeç kur ata nisën ta kërcënonin dhe torturonin. Madje një ditë ata e kanë lagur me benzinë duke e kërcënuar më një cigare të ndezur si dhe duke i bërtitur:
“Je homoseksual? Pranoje.” Një tjetër ndodhi e tmerrshme të cilën e tregon Nasser El-Ahman është edhe kur i kanë hedhur ujë të përvëluar në trup, madje babai i tij në disa raste e kishte kërcënuar edhe me prerje të fytit. Por fatmirësisht djali gjeti kurajon e duhur dhe ju drejtua shërbimeve sociale gjermane, të cilat e kanë marrë në mbrojtje.
Javës që shkoi tre të afërmit e djalit nuk u paraqitën në gjykatë, por janë dënuar me 1.350 euro gjobë për kokë, për rrëmbim dhe mohim lirie të një të mituri. Duke përmbajtur lotët, Nasser ka theksuar se ishte i lumtur që të paktën kishte arritur të dërgonte historinë e tij deri në gjykatë. Ai nuk ka më kontakte me familjarët dhe ka mundësi të shpreh seksualitetin e tij.